Protestat? Rama për gazetarin italian: Jeta vazhdon, punët ecin përpara! Unë i…

Protestat? Rama për gazetarin italian: Jeta vazhdon, punët ecin përpara! Unë i…

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama ka folur nga Vlora për projektin e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, për të cilin mijëra qytetarët protestojnë prej disa ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.
  • Teksa doli nga takimi me banorët, Rama u përballë me një gazetar italian, i cili e pyeti mbi mundësinë e investimeve në vend teksa po zhvillohen protesta masive.
  • Në përgjigjen e tij Rama tha se Shqipëria është një vend demokratik dhe jeta vazhdon përpara.

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Vlora për projektin e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, për të cilin mijëra qytetarët protestojnë prej disa ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Teksa doli nga takimi me banorët, Rama u përballë me një gazetar italian, i cili e pyeti mbi mundësinë e investimeve në vend teksa po zhvillohen protesta masive. Në përgjigjen e tij Rama tha se Shqipëria është një vend demokratik dhe jeta vazhdon përpara. I pyetur nëse u gjunjëzohet liderëve të huaj, Rama tha se ai i gjunjëzohet vetëm Giorgia Melonit. Gazetari tentoi duke përmendur Donald Trump dhe vajzën e tij, Ivanka, por kryeministri u përgjigj se nuk është gjunjëzuar para tyre. Gazetari italian: Kryeministër, mirëmbrëma. A është e mundur të investohet në Shqipëri? Gazetari italian: A është e mundur të investohet në Shqipëri? Gazetari italian: Sepse ka protesta. Rama: Po, Shqipëria është një vend demokratik. Jeta vazhdon përpara, punët vazhdojnë përpara. Gazetari italian: Po, a nuk mendoni se u gjunjëzoheni pak liderëve? Rama: Jo, unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit. Rama: Nuk më keni parë ndonjëherë në gjunjë.

Lini një Përgjigje