Abrashi e mbyll karrierën ? Ish-mesfushori i Kombëtares firmos kontratën e re

Abrashi e mbyll karrierën ? Ish-mesfushori i Kombëtares firmos kontratën e re

Pikat kryesore

  • Amir Abrashi, ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin me Grasshopersin.
  • Palët kanë zyrtarizuar kontratën e re deri në vitin 2027 për kapitenin e skuadrës.
  • Dhe pse Abrashi duhet të përballonte një dëmtim të rëndë për këtë sezon, klubi vazhdon ta preferojë në skuadër.

Amir Abrashi, ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin me Grasshopersin. Palët kanë zyrtarizuar kontratën e re deri në vitin 2027 për kapitenin e skuadrës. Dhe pse Abrashi duhet të përballonte një dëmtim të rëndë për këtë sezon, klubi vazhdon ta preferojë në skuadër. 36-vjeçari duket se do e mbyllë karrierën në Zvicër, aty ku edhe nisi çdo gjë për të. Abrashi më parë ishte përfolur edhe për një kalim në kampionatin shqiptar, por asgjë nuk u konkretizua. “Grasshopers është shtëpia ime, e ndërtova karrierën time këtu dhe i detyrohem shumë këtij klubi. Do të thotë edhe më shumë për mua të vazhdoj të jem pjesë e tij. Besimi dhe vlerësimi nuk janë diçka që e marr si të mirëqenë dhe jam shumë mirënjohës për to. Të gjithë e dinë sa shumë rreh zemra ime për Grasshoperin. Do të vazhdoj të jap gjithçka për klubin” , u shpreh Abrashi për rinovimin e tij. Drejtori sportiv, Alain Suter, tha fjalën e tij pas vendimit për të zgjatur bashkëpunimin. “Amiri mishëron në mënyrë të përsosur vlerat që përfaqëson Grasshopers. Mentaliteti i tij, përvoja dhe prania e tij kanë një vlerë të jashtëzakonshme për ekipin tonë. Ai ka përjetuar të gjitha ulje-ngritjet me klubin dhe gjithmonë ka treguar përkushtimin e tij të plotë”, u shpreh drejtori sportiv i Grasshopers për Abrashin.

Lini një Përgjigje