Pikat kryesore
- TIRANË- Gazetari Flogert Muça ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka ndihmuar në disa raste homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis në betejat e tij elektorale.
- Sipas Muçës, Rama nuk është hera e parë që “i jep një dorë” Mitsotakis në fushata elektorale, brenda mundësive që ekzistojnë mes dy vendeve.
- Ai shtoi në “Real Story” gjithashtu se procesi i integrimit evropian është çështje vullneti politik.
TIRANË- Gazetari Flogert Muça ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka ndihmuar në disa raste homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis në betejat e tij elektorale. Sipas Muçës, Rama nuk është hera e parë që “i jep një dorë” Mitsotakis në fushata elektorale, brenda mundësive që ekzistojnë mes dy vendeve. Ai shtoi në “Real Story” gjithashtu se procesi i integrimit evropian është çështje vullneti politik. “Ai ka halle të mëdha eklektorale atje, Rama nuk është hera e parë që ia jep një dorë, në betejën e tij elektorale, aq sa kanë mundësi. Para pak kohësh ia dha me Belerin, por ishte një situatë “win, win, win”. Beleri eurodeputet, Mitsotakis u rrit me 3%, Rama këtej patriot i madh. Ne nuk përfitojmë, asnjëherë. Integrimi evropian është vullnet politik”, tha ai./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shqipëria dhe Greqia, akord strategjik/ Avokati: Në tërësi situata me Athinën është shumë pozitive Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet autori Të ndarë në Tiranë, bashkë në Lezhë/ PD: Të rishikojmë qarkun. PS: Të mos flasim për hall elektoral