Arbërishtja në rrezik: Koha për një marrëveshje Meloni-Rama

Arbërishtja në rrezik: Koha për një marrëveshje Meloni-Rama

Pikat kryesore

  • Për më shumë se pesë shekuj, kjo gjuhë ka mbijetuar si një mrekulli e rrallë historike.
  • Dhe pikërisht këtu qëndron paradoksi: sepse ka mbijetuar kaq gjatë, shumëkush sot mendon se arbërishtja është e sigurt.
  • Emigrimi, familjet e përziera, mungesa e përdorimit në shkrim dhe mbi të gjitha mungesa e një mbrojtjeje të fortë institucionale po e shtyjnë drejt zhdukjes.

Puntata e sotme e emisionit “Të gjitha Rrugët të Çojnë në Romë” na vendos përballë një çështjeje që nuk bën zhurmë në titujt e lajmeve, por që në heshtje po shkon drejt një humbjeje të pakthyeshme: rrezikut real të zhdukjes së gjuhës arbëreshe në Itali. Për më shumë se pesë shekuj, kjo gjuhë ka mbijetuar si një mrekulli e rrallë historike. Dhe pikërisht këtu qëndron paradoksi: sepse ka mbijetuar kaq gjatë, shumëkush sot mendon se arbërishtja është e sigurt. Në realitet, ajo po zbehet dita-ditës. Emigrimi, familjet e përziera, mungesa e përdorimit në shkrim dhe mbi të gjitha mungesa e një mbrojtjeje të fortë institucionale po e shtyjnë drejt zhdukjes. Rezultati është një mozaik i fragmentuar përpjekjesh, ku çdo komunitet përpiqet të mbijetojë më vete, pa një strategji të përbashkët dhe pa një vizion afatgjatë. Ndërkohë, paralelisht me këtë rrezik, po zhvillohet një realitet tjetër: ai i emigrantëve të rinj shqiptarë në Itali. Për vite me radhë, përballë sfidave të integrimit, mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët shpesh u la në plan të dytë. Por sot ky realitet po ndryshon. Gjithnjë e më shumë prindër po e kuptojnë se gjuha e nënës nuk është pengesë, por një pasuri. Ata po organizohen, po hapin shkolla shqipe, shpesh me mbështetje nga Tirana, duke u përpjekur të ruajnë lidhjen e fëmijëve të tyre me rrënjët. Këto iniciativa janë të çmuara, por mbeten të shpërndara dhe të pambështetura sa duhet. Dhe këtu lind e njëjta pyetje thelbësore: a mjafton vullneti individual për të shpëtuar një gjuhë? Përgjigjja është e prerë: jo. Prandaj, sot më shumë se kurrë, nevojitet një hap politik i qartë dhe i guximshëm. Dhe kjo marrëveshje duhet të ketë një qëllim të dyfishtë: të shpëtojë gjuhën arbëreshe dhe të mbështesë në mënyrë konkrete mësimin e gjuhës shqipe tek brezat e rinj të emigrantëve në Itali. Sepse sfida është e njëjtë në të dy rastet: ruajtja e gjuhës si identitet, si kulturë dhe si urë mes brezave. Arbërishtja është paralajmërimi i asaj që mund të humbasim. Edhe Samiti i IV i Diasporës në Tiranë e vendosi në qendër këtë temë. Por pyetja mbetet: a kaluam nga fjalët tek zgjidhjet konkrete? Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Pas pak “Të gjitha Rrugët të Çojnë në Romë”, na ndiqni në Marrëveshja e pensioneve Shqipëri–Itali / Rrugëtimi i gjatë drejt një arritjeje të shumëpritur Të Gjitha Rrugët të Çojnë në Romë, (18/03/2026)

Lini një Përgjigje