Pikat kryesore
- Senati i Shteteve të Bashkuara konfirmoi kete te merkure Kevin Warsh në postin e kreut të Rezerves Federale , një nga pozicionet më të rëndësishme ekonomike në qeverinë amerikane.
- Votimi në Senat përfundoi me rezultatin 54 pro dhe 45 kundër, kryesisht sipas vijave partiake, ndërsa senatori demokrat John Fetterman votoi së bashku me republikanët në favor të emërimit.
- Warsh do të marrë detyrën më 14 maj, duke zëvendësuar Jerome Powell.
Senati i Shteteve të Bashkuara konfirmoi kete te merkure Kevin Warsh në postin e kreut të Rezerves Federale , një nga pozicionet më të rëndësishme ekonomike në qeverinë amerikane. Votimi në Senat përfundoi me rezultatin 54 pro dhe 45 kundër, kryesisht sipas vijave partiake, ndërsa senatori demokrat John Fetterman votoi së bashku me republikanët në favor të emërimit. Warsh do të marrë detyrën më 14 maj, duke zëvendësuar Jerome Powell. Emërimi i Warsh vjen në një moment delikat për ekonominë amerikane, pasi administrata e Donald Trump po ushtron presion mbi bankën qendrore për të ulur normat e interesit, ndërkohë që inflacioni është rritur në 3.8% dhe tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të ndikojnë ekonominë globale. Rezerva Federale përcakton normat e interesit që ndikojnë drejtpërdrejt në kreditë, investimet dhe konsumin në SHBA. 54-vjeçari Warsh, ekonomist dhe ish-bankier i Wall Street, ka qenë më parë guvernator i Rezerves Federale nga viti 2006 deri në 2011. Gjatë asaj periudhe ai njihej si “ armiku” i inflacionit, duke mbështetur norma më të larta interesi për të frenuar rritjen e çmimeve. Megjithatë, së fundmi ai ka mbështetur thirrjet e Trump për uljen e normave, edhe pse një vendim i tillë duhet të miratohet nga bordi drejtues me 12 anëtarë i Rezerves Federale. Gjatë seancës dëgjimore në Senat muajin e kaluar, Warsh deklaroi se do të ruajë pavarësinë e bankës qendrore dhe do të “largojë politikën nga politika monetare”. Por refuzimi i tij për t’iu përgjigjur pyetjes nëse Trump humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ka ngritur shqetësime tek demokratët, të cilët e akuzojnë se mund të jetë i ndikuar politikisht nga Shtëpia e Bardhë. Ndërkohë, Powell ka bërë të ditur se do të qëndrojë si anëtar me të drejtë vote në bordin e Rezerves Dederale edhe pas përfundimit të mandatit si kryetar, deri sa të përfundojë shqyrtimi i administratës amerikane mbi kostot e rikonstruksionit të selisë së bankës qendrore. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Turqia: SHBA dhe Irani tregojnë vullnet të mjaftueshëm për të ndaluar luftën Trump: Nuk ka mirëkuptim me Putin për Donbasin Kongresisti amerikan: SHBA ka humbur 39 avionë në luftën me Iranin