Zëri i Shqiptarëve/ Me kë është treguar më i ashpër SPAK-u nën drejtimin e Dumanit?…

Zëri i Shqiptarëve/ Me kë është treguar më i ashpër SPAK-u nën drejtimin e Dumanit?…

Pikat kryesore

  • TIRANË- Në sondazhin Zëri i Shqiptarëve, publikuar këtë të hënë në ABC News, 55.3 % e të anketuarve mendojnë se SPAK nën drejtimin e Altin Dumanin është treguar më i ashpër ndaj mazhorancës socialiste.
  • Një e katërta apo rreth 25.3% vlerësojnë se SPAK-u ka vepruar njësoj si ndaj mazhorancës, ashtu edhe ndaj opozitës.
  • Ndërkaq, 19.4% e të pyeturve mendojnë se SPAK-u ka qenë i ashpër ndaj opozitës.

TIRANË- Në sondazhin Zëri i Shqiptarëve, publikuar këtë të hënë në ABC News, 55.3 % e të anketuarve mendojnë se SPAK nën drejtimin e Altin Dumanin është treguar më i ashpër ndaj mazhorancës socialiste. Një e katërta apo rreth 25.3% vlerësojnë se SPAK-u ka vepruar njësoj si ndaj mazhorancës, ashtu edhe ndaj opozitës. Ndërkaq, 19.4% e të pyeturve mendojnë se SPAK-u ka qenë i ashpër ndaj opozitës. Do të thotë se mbi 1 milion të rritur mendojnë se SPAK-u, nën drejtimin e Altin Dumanit, ka qenë më i ashpër ndaj mazhorancës qeverisëse. Kampioni i sondazhit të publikuar në “Zëri i Shqiptarëve” është 1152 banorë të rritur të vendit. Linku i pyetësorit është shpërndarë me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori është plotësuar elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Marzhi i gabimit statistikor i sondazhit është në nivelin +/- 2.9%/ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Minxhozi: Vendimi i Kushtetueses për Ballukun shmangu një përplasje të rrezikshme pushtetesh “Shoqëria shqiptare është bërë trepolare”, Minxhozi: SPAK duhet të vijojë të ofrojë forcën goditëse, por edhe standard! Misteri në Fier, legjenda dhe e vërteta e gurit të “Shën Janit”

Lini një Përgjigje