Pikat kryesore
- Në institucionin më të rëndësishëm të drejtësisë SPAK, pati një rrokadë mes drejtuesve me pasuesin e Dumanit, prokurorin Klodjan Braho që do të jetë në krye për 3 vitet e ardhshme.
- Sondazhi i kësaj jave në programin ‘Zëri i Shqiptarëve’ u fokusua mbi performancën e SPAK dhe ish- drejtuesit të tij Altin Dumanit.
- Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, ku u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga 1152 banorë të rritur të vendit.
Në institucionin më të rëndësishëm të drejtësisë SPAK, pati një rrokadë mes drejtuesve me pasuesin e Dumanit, prokurorin Klodjan Braho që do të jetë në krye për 3 vitet e ardhshme. Sondazhi i kësaj jave në programin ‘Zëri i Shqiptarëve’ u fokusua mbi performancën e SPAK dhe ish- drejtuesit të tij Altin Dumanit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, ku u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga 1152 banorë të rritur të vendit. Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.9% Pyetjes nëse suksesi i SPAK ndaj krimit të organizuar është meritë e Dumanit apo shërbimeve të huaja, të anketuarit i janë përgjigjur në masën 30.1 për qind për ish kreun e SPAK. 30.2 për qind e tyre mendojnë se është meritë e shërbimeve të huaja, ndërsa 39.7 për qind mendojnë se është meritë ‘e ndërthurur’. Shifrat e përfituara nga sondazhi në nivel ekstrapolimi me banorë të rritur, tregojnë se 571 mijë shqiptarë mendojnë se është meritë e Dumanit. Sakaq, 573 mijë shqiptarë mendojnë se suksesi i SPAK është pasojë e shërbimeve të huaja, ndërsa 755 mijë shqiptarë mendojnë se është meritë ‘ e ndërthurur’. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Beteja për… sheshin/ Policia përzë Lapajn, i hap vend Berishës. Pse u shfaq Argita Berisha në protestë? “Zëri i Shqiptarëve”/ A mendoni se SPAK do të ketë sukses nën drejtimin e Klodjan Brahos? Përgjigjet e të anketuarve në sondazh Zëri i Shqiptarëve/A ndikuan diplomatët perëndimorë në zgjedhjen e Klodjan Brahos në krye të SPAK-ut, ja si e “lexuan” qytetarët