Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm një xhami në Shupenzë të Bulqizës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas raportimeve, zjarri ka rënë rreth orës 06:00 të mëngjesit, vetëm 10 minuta pasi hoxha ishte larguar nga objekti fetar. Banorët e zonës, të alarmuar nga flakët, kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin dhe për të shmangur përhapjen e tij në ndërtesat përreth.
Aktualisht, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike apo një zjarr të qëllimshëm. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.