Egli apo Gjesti? Ja cili banor i “Big Brother VIP 4” kërkohet më shumë në “Google”!

Interesi për banorët e “Big Brother VIP 4” mbetet i lartë, dhe një nga dilemat e fansave ka qenë: Kush është më i kërkuar në “Google”, Egli apo Gjesti?

Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ka analizuar rritjen e ndjekësve të banorëve në “Instagram” dhe ka sqaruar se ndonjëherë këto shifra nuk janë gjithmonë organike, pasi mund të ndodhë që ndjekësit të blihen, si nga vetë personazhet, ashtu edhe nga fansat ose persona të tretë.

Gjatë bisedës, moderatorja Sidorela Gjoni e pyeti se në cilat raste ndodh një rritje e madhe e ndjekësve dhe cili nga dy banorët, Egli apo Gjesti, është më i kërkuari në “Google”.

Për të dhënë një përgjigje të saktë, Kallanxhi bëri kërkimin live dhe zbuloi se në 30 ditët e fundit, Egli ka një interes më të madh në qytetet e Vlorës dhe Beratit, ndërsa në të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë, është Gjesti ai që kërkohet më shumë.

Këto të dhëna tregojnë qartë se si dinamika e lojës në “Big Brother VIP” ndikon në popullaritetin e banorëve dhe si interesimi i publikut ndryshon në bazë të zhvillimeve brenda shtëpisë.

Lini një Përgjigje