Adelina Tahiri trondit me rrëfimin e saj: “Burri im më mbrojti nga ish-partneri dhunues”

Screenshot

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka bërë një deklaratë të fortë, duke zbuluar për herë të parë se ka qenë viktimë e dhunës fizike nga ish-partneri i saj. Në një intervistë për T7, ajo rrëfeu se ish-i dashuri ishte djali i një funksionari të lartë politik në Maqedoni dhe se përballë kësaj situate të vështirë, njeriu që e mbrojti ishte avokati i saj, i cili më vonë u bë bashkëshorti i saj.

Kam qenë vetëm 19 vjeçe dhe nuk i kam treguar as familjes”

Duke folur për të kaluarën e saj, Adelina tha se në atë kohë nuk kishte askënd me të cilin mund të ndante dhimbjen dhe frikën që po përjetonte.

Unë kam qenë me dikë të moshës time. A më ka pyetur dikush ndonjëherë si më ka trajtuar ai? Ose pse jam ndarë? Nuk jemi përshtatur, ndoshta ka pasur edhe dhunë ndaj meje. Kam qenë 19 vjeçe, ka qenë shumë e vështirë dhe nuk i kam treguar as familjes. I vetmi person që i kam treguar ka qenë avokati im, i cili sot është burri im. Ai ka qenë krah për mua në çdo aspekt”, tha ajo.

Megjithatë, këngëtarja theksoi se më shumë se historia e saj e vështirë, njerëzit janë fokusuar në martesën e saj me një burrë maqedonas dhe më të madh në moshë, duke e gjykuar për zgjedhjen e saj.

Nuk kam pasur nevojë për para”

Duke iu përgjigjur komenteve të shumta për martesën e saj, Adelina u shpreh se nuk kishte nevojë për një burrë për shkak të pasurisë së tij.

Paratë sot janë shumë të lehta për t’u bërë, nuk kam pasur nevojë për një njeri për para. Kam dalë hapur dhe kam treguar se kush është burri im, ndryshe nga shumë këngëtare të tjera”, tha ajo.

Ajo theksoi se bashkëshorti i saj ka qenë gjithmonë mbështetja më e madhe për të dhe se edhe nëse një ditë do të ndaheshin, kjo do të ndodhte me mirëkuptim.

Sot jetoj shumë e lumtur, dhe edhe nëse do të ndahesha, do të ndahesha me paqe me burrin tim, sepse kam me kë të bisedoj. E shoh përballë dhe flas me të. Por dhunën nuk e pranoj në asnjë mënyrë. Kam pasur të bëj me një person, babai i të cilit ka qenë funksionar shumë i madh politik, dhe e kam pasur shumë të rëndë. Jam gjykuar pa arsye”, deklaroi ajo.

Më kanë kërcënuar edhe kur isha shtatzënë”

Në rrëfimin e saj, Adelina tregoi se është përballur me paragjykime të shumta dhe komente negative, edhe gjatë shtatzënisë.

“Megjithatë, gjithmonë kam dalë e buzëqeshur dhe shumë e fortë. Edhe kur kam qenë shtatzënë, më kanë gjykuar pa fund: ‘Ke bërë fëmijë me këtë, me atë… do ta mbysim fëmijën!’ Pse po gjykoni? Prandaj, nuk duhet të ulemi në Instagram dhe TikTok vetëm për të bërë komente negative. Mos e bëni, sepse nuk e dini kurrë çfarë fshihet pas asaj fotografie”, u shpreh ajo.

Me këtë rrëfim, Adelina Tahiri dërgon një mesazh të fuqishëm për të gjitha gratë që përballen me dhunën dhe paragjykimet, duke treguar se mbështetja e duhur dhe forca për të ecur përpara janë çelësi për të ndërtuar një jetë më të mirë.

Lini një Përgjigje