“Nuk zgjodhi që të ishte punonjëse s…” – Elton Ilirjani zbulon pse dështoi Parashqevi Simaku në SHBA

Elton Ilirjani ka ndarë detaje të reja mbi arsyet që, sipas tij, çuan në dështimin e Parashqevi Simakut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, ai theksoi se këngëtarja legjendare nuk arriti të depërtonte në Hollivud për shkak të parimeve të saj morale dhe mungesës së mbështetjes nga shqiptarët.

“Ajo nuk zgjodhi të ishte një ‘punonjëse seksi’, si shumë artistë të tjerë që kanë dalë në skandalet që keni parë në SHBA,” – u shpreh Ilirjani, duke lënë të kuptohet se në industrinë e argëtimit shpesh ka pasur kompromise të tilla.

Sipas tij, Simaku ishte një artiste e pastër, një njeri me besim të madh te Zoti, e cila në vend që të gjente përkrahje, u përball me pengesa dhe goditje që në hapat e saj të parë në Hollywood.

Ilirjani mohoi gjithashtu thashethemet që janë përhapur ndër vite për këngëtaren, duke theksuar se nuk ka qenë kurrë e varur nga droga apo alkooli, por thjesht është përballur me përndjekje dhe sabotim nga persona të caktuar publikë në Shqipëri.

“Parashqevi Simaku kishte gjithçka për t’u bërë një yll në Hollywood, por ajo vinte nga një familje e varfër me norma dhe rregulla. Unë di shumë për të, por jo gjithçka mund të thuhet,” – përfundoi ai.

Lini një Përgjigje