“Lufta” për kujdestarinë nis! Fero angazhon avokate, Arbenita e injoron dhe…..

Mbrëmjen e djeshme, reperi i njohur Fero ka bërë të ditur se ka angazhuar një avokate të re për çështjen e kujdestarisë së vajzës së tij, Ninës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai la të kuptohet se së shpejti do të ketë një takim me të bijën, duke e kthyer kështu vëmendjen tek beteja ligjore me ish-partneren e tij, Arbenita.

Nga ana tjetër, modelja duket se nuk i ka kushtuar asnjë vëmendje këtij zhvillimi. Në një postim në “Instastory”, ajo u shfaq e fokusuar në përgatitjet për ditëlindjen e vajzës, duke kërkuar mendimin e ndjekësve për zgjedhjen e tortës.

“Më ndihmoni të vendos cilën tortë ta bëj për ditëlindjen e vajzës,” – ka shkruar ajo, duke treguar se për të, në këtë moment, prioritet është organizimi i kësaj feste.

Ky kontrast mes dy ish-partnerëve ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, me ndjekësit që komentojnë qasjet e ndryshme të tyre ndaj situatës. Rruga ligjore që ka nisur Fero mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt: për Arbenitën, për momentin, vëmendja është vetëm tek Nina dhe gëzimi i saj në ditën speciale.

Lini një Përgjigje