Prime-i i djeshëm i Big Brother Albania VIP 4 shënoi largimin përfundimtar të Vserlos nga shtëpia. Sot, ai ishte i ftuar në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ku e priste një surprizë e veçantë.
Gjatë bisedës në studio, aktori i njohur i ‘Portokallisë’, Juxhin Plovishti, i cili ka bërë bujë me imitimin e Vserlos, u shfaq papritur përballë tij. Ky moment solli një shkëmbim të ngrohtë dhe plot humor mes dy protagonistëve.
Në një moment, Vserlo iu drejtua aktorit me batutën:
“Dua të kërkoj falje që ngele pa rol.”
Ndërsa Juxhini u përgjigj me humor:
“Mos u bëj merak se ka plot role. Si ty s’mund të godisja asnjë tjetër. Isha te provat dhe më thanë që po më kërkon Vserlo dhe thashë të ngjitesha për ‘Shqipëria Live’.”
Vserlo nuk e fshehu habinë e tij nga interpretimi i saktë i aktorit, duke rrëfyer një moment epik nga qëndrimi i tij në shtëpi:
“Faktikisht jam trembur pasi po flija. Kur dëgjova të bërtiturat, thashë ‘unë bërtas aq shumë?’. E kam parë nga reflektimi i ujit të pishinës. Sa hapa sytë, u tremba: kush bërtiti? Kisha një ndjesi që doja të qeshja me të madhe. Ishte një realizim shumë i mirë. Do doja të përgëzoja që ke bërë si brenda e si jashtë.”
Ndërkohë, aktori sqaroi se nuk kishte si qëllim ta tallte Vserlon, por të sillte një interpretim sa më besnik të tij:
“S’kam dashur as të tallem dhe ta kaloj në fyese. Në momentin e parë që tu afrova, jam ngritur, u ndjeva keq. Kur të pashë buzëqeshjen… ‘Zhduku’ është fjala më e përdorur. Jam kurioz, u fol pasi dola unë?”
Vserlo e konfirmoi: “U fol pafund.”
Në fund të bisedës, Juxhini nuk nguroi të shtonte një batutë tjetër, duke i thënë Vserlos mes të qeshurash:
“Shyqyr që dole se u lodha duke të të imituar!”