Jozi u tregua mosmirënjohës”/ Xhani Demika: Më kërkoi mbi 5 mijë euro për një koncert, por…

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën në Top Albania Radio, ka qenë organizatori i njohur i eventeve, Xhani Demika. Gjatë intervistës, ai foli për fatkeqësinë tragjike që ndodhi në një diskotekë në Koçan, ku humbën jetën 59 persona. Ai diskutoi gjithashtu edhe mbi sigurinë e clubeve të Tiranës dhe sa të mbrojtur janë qytetarët shqiptarë nga situata të tilla.

Gjatë bisedës, Xhani u ndal dhe tek koncertet e banorëve të “Big Brother VIP 4”, të cilat pritet të mbahen pas daljes së tyre nga formati. Pikërisht në këtë pjesë ai ndau dhe një përvojë personale me Jozin, një nga konkurrentët e edicionit të katër të BBV4.

“Jozi u tregua shumë mosmirënjohës me mua, që nuk më tregoi se do të konkurronte përsëri për të hyrë në ‘Big Brother’. Ai u fut të martën në ‘Big Brother’, kurse unë të premten e kisha në program për koncert.

Realisht, më kërkoi mbi 5 mijë euro, por i thashë që do bënim një marrëveshje shumë të mirë, që të bënte një çmim më të arsyeshëm për miqësi, për mua. Unë do të promovoja marketingun, për herë të parë do të bëja një zhurmë shumë të madhe dhe pastaj t’ia linim kohës që të shkonim deri tek vlera mbi 5 mijë euro që ai kërkon. Por në fund, ai arrinte dhe shifrën afro 10 mijë euro…”

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta, pasi tregon se si ndryshojnë raportet dhe negociatat financiare me personazhet e “Big Brother”, të cilët pas daljes nga formati, shpeshherë rrisin ndjeshëm tarifat e tyre për evente e koncerte.

Lini një Përgjigje