Pikat kryesore
- Spitali i Durrësit ka reaguar në lidhje me vdekjen e 15 vjeçarit që u qëllua 4 herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij më 25 nëntor.
- Në deklaratën e spitalit thuhet se pacienti është paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik–hemorragjik.
- Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe trajtimin intensiv pasues.
Spitali i Durrësit ka reaguar në lidhje me vdekjen e 15 vjeçarit që u qëllua 4 herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij më 25 nëntor. Në deklaratën e spitalit thuhet se pacienti është paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik–hemorragjik. Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe trajtimin intensiv pasues. Spitali thekson se komplikacionet e zhvilluara më pas, janë pasojë e gjendjes kritike dhe arrestit kardiak traumatik. Në deklaratë thuhet se pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie gjatë ndërhyrjes së pacientit në fjalë. Sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! 5 mijë lekë regjistrimi për dhënien e gjakut, vihet nën hetim mjeku i spitalit të Durrësit Hapet pavijoni COVID në spitalin e Durrësit, Manastirliu: Mesatarisht 1130 raste të reja në ditë “Rrezik për shëndetin”, kompania e palicensuar bën asgjesimin e mbetjeve spitalore