Pikat kryesore
- Dalja e Brikenës nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, vetëm një hap larg finales së madhe, ka qenë një nga momentet më të komentuara të këtij edicioni.
- Në një deklaratë të publikuar së fundmi, Brikena nuk e ka fshehur zhgënjimin e saj për rezultatin.
- Ajo e ka “thumbuar” hapur Rogertin për fjalorin dhe sjelljen e tij brenda shtëpisë, duke theksuar se nuk e meritonte të shkonte në finale para saj, ndonëse e ka pranuar verdiktin e ndjekësve.
Dalja e Brikenës nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, vetëm një hap larg finales së madhe, ka qenë një nga momentet më të komentuara të këtij edicioni. Në një deklaratë të publikuar së fundmi, Brikena nuk e ka fshehur zhgënjimin e saj për rezultatin. Ajo e ka “thumbuar” hapur Rogertin për fjalorin dhe sjelljen e tij brenda shtëpisë, duke theksuar se nuk e meritonte të shkonte në finale para saj, ndonëse e ka pranuar verdiktin e ndjekësve. “ Më vjen keq që shkon Rogerti para meje, sepse ka ofenduar shumë. Ndërkohë rrjeti po zjen nëpër komente se si Rogerti arriti të kalojë në finale ndërkohë që ata e kanë dashur gjithnjë jashtë shtëpisë dhe se sondazhet e bëra nëpër rrjetet sociale e kanë gjithnjë humbës. Nuk po ngelet pa përmendur se votat mund të jenë të manipuluara, pasi sipas tyre po fiton arroganca e Rogertit përballë mirësisë së Brikenës.