Vlora, festime për flamurin/ 113-vjetori i pavarësisë kremtohet deri në orët e mbrëmjes

Vlora, festime për flamurin/ 113-vjetori i pavarësisë kremtohet deri në orët e mbrëmjes

Pikat kryesore

  • Festimet e 113-vjetorit të Pavarësisë u mbyllën në mbrëmje me një koncert madhështor në bulevardin kryesor të qytetit.
  • Spektakli i dronëve, fishekzjarrëve dhe atmosfera festive në rrugët e Vlorës krijuan një mjedis të jashtëzakonshëm, ku qytetarë të shumtë u përfshinë nën ritmet e muzikës dhe ngjyrat e simboleve kombëtare.
  • Në skenën qendrore performuan disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët sollën një koncert të paharrueshëm për publikun.

Festimet e 113-vjetorit të Pavarësisë u mbyllën në mbrëmje me një koncert madhështor në bulevardin kryesor të qytetit. Spektakli i dronëve, fishekzjarrëve dhe atmosfera festive në rrugët e Vlorës krijuan një mjedis të jashtëzakonshëm, ku qytetarë të shumtë u përfshinë nën ritmet e muzikës dhe ngjyrat e simboleve kombëtare. Në skenën qendrore performuan disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët sollën një koncert të paharrueshëm për publikun. Sheshi ishte i tejmbushur me qytetarë nga Vlora dhe shqiptarë të ardhur nga të gjitha trevat për të ndjekur festimet. Pjesë e atmosferës festive ishin edhe automjetet e zbukuruara me flamuj kuqezi, ndërsa të rinj e të moshuar u bashkuan në një festë të madhe kombëtare, që kulmoi në qytetin simbol të Pavarësisë. Vetë qytetarët përcollën emocionet e tyre për këtë ditë të të gjithë shqiptarëve. Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, e cilësoi 28 Nëntorin si një ditë të jashtëzakonshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Më pranë BE-së se kurrë/ Presidenti Bajram Begaj pritje për 28 nëntorin OKB: Izraeli po zbaton një politikë ‘de facto’ të torturës Ceremonia në Presidencë/ Rama: Mbrëmja kuqezi organizuar si asnjëherë më parë, me praninë kuptimplotë të presidentes Osmanit

Lini një Përgjigje