Pikat kryesore
- KONSIPOL- N ë Kllogjer të Konispolit është përkujtuar 82-vjetori i gjenocidit ndaj Çamërisë.
- Në Varrezat e ‘Trëndafilat e Çamërisë’, qindra çamë, të mbijetuar të luftës, pasardhës të tyre dhe qytetarë të tjerë, kanë kryer homazhet e përvitshme.
- Habibja mban emrin e njërës prej motrave që humbi jetën në masakër.
KONSIPOL- N ë Kllogjer të Konispolit është përkujtuar 82-vjetori i gjenocidit ndaj Çamërisë. Në Varrezat e ‘Trëndafilat e Çamërisë’, qindra çamë, të mbijetuar të luftës, pasardhës të tyre dhe qytetarë të tjerë, kanë kryer homazhet e përvitshme. Habibja mban emrin e njërës prej motrave që humbi jetën në masakër. Sot ajo është këtu për të nderuar të rënët e familjes së saj dhe për të kërkuar drejtësi për ta. “Erdhi babai me 7 fëmijë, edhe nëna 8, edhe babai 9. Pesë fëmijë na kanë vdekur këtu në një ditë: Ballkëza 15 vjeçe, Habibeja 8 vjeçe, Salomeja 4 vjeçe, një djalë 2 vjeç dhe një fëmijë sapo e lindi nëna”, pohoi ajo. Edhe për këtë zonjë historia është thuajse e njëjtë. Aty prehen të dashurit e saj.