Vendime të Kuvendit shpallen jokushtetuese, u kontestuan nga deputetët e PDK-së

Vendime të Kuvendit shpallen jokushtetuese, u kontestuan nga deputetët e PDK-së

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka aktgjykimin lidhur me kërkesat e paraqitura nga deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të regjistruara në rastet KO246/24 deri KO260/24, si dhe rastin KO261/24, që kishin të bëjnë me vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve të Kuvendit të miratuara më 5 dhjetor 2024. Në aktgjykimin e saj, Gjykata ka konstatuar se vendimet e kontestuara të Kuvendit përmes të cilave janë miratuar 12 ligje nuk janë në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përkatësisht me nenet 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], 7 [Vlerat], 74 [Ushtrimi i funksionit], 76 [Rregullorja e punës] dhe 77 [Komisionet]. Vendimet e jokushtetuese janë ato përmes të cilave janë miratuar: Ligji për Shërbimet e Pagesave;Ligji kundër dukurive negative në sport;Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit;Ligji për provimin e maturës shtetërore;Ligji për Banim Social dhe të Përballueshëm;Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim;Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor;Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale;Ligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore;Ligji për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore;Ligji për Inspektoratin Qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore;Ligji për Lojërat Mesdhetare XXI “Prishtina 2030”. Ndërkaq, Gjykata Kushtetuese ka vendosur se tre vendime të Kuvendit janë në përputhshmëri me Kushtetutën, përkatësisht vendimet përmes të cilave janë miratuar: Ligji për Bankat;Ligji për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut;Ligji për Gjykatën Administrative. Gjykata ka konstatuar se, në rastin e ligjeve të jokushtetuese, procedura e ndjekur nga Kuvendi më 5 dhjetor 2024 ka cenuar ushtrimin e funksionit të deputetëve, rregulloren e punës dhe rolin e komisioneve parlamentare, në kundërshtim me dispozitat përkatëse kushtetuese. Aktgjykimi është në Prishtinë më 9 janar 2026. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/09/2026 16:28 Vrasja e policit Muhamet Lika, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj 6 personave 01/09/2026 16:23 Shqipëria në ditën e katërt të përmbytjeve, 13211 hektarë tokë dhe 1587 banesa nën ujë 01/09/2026 16:22 Hoti ngushëllon familjen Sadriu: Kosova humbi një personalitet të rëndësishëm institucional

Lini një Përgjigje