Vangjeli: Sistemi i drejtësisë po kthehet në regjim represiv, nevojitet një klithmë…

Vangjeli: Sistemi i drejtësisë po kthehet në regjim represiv, nevojitet një klithmë…

Pikat kryesore

  • “ Po ngrihet flamuri i kuq për diçka që ne e dinim, e shtrirë tashmë për një masë më të madhe shqiptarësh që vuajnë një regjim represiv nga sistemi i drejtësisë.
  • Një mentalitet represiv dhe bolshevik, flasim për masat e sigurisë.
  • Rasti Veliaj apo raste të tjera të kalibrit të lartë janë më të dukshëm, por e vërteta është më e thellë, më e rëndë dhe prek mijëra qenie njerëzore dhe familje shqiptare ,” u shpreh Vangjeli.

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si sistemi i drejtësisë po funksionon në vend, duke e cilësuar atë si represiv dhe të ngjashëm me mentalitetin bolshevik. “ Po ngrihet flamuri i kuq për diçka që ne e dinim, e shtrirë tashmë për një masë më të madhe shqiptarësh që vuajnë një regjim represiv nga sistemi i drejtësisë. Një mentalitet represiv dhe bolshevik, flasim për masat e sigurisë. Rasti Veliaj apo raste të tjera të kalibrit të lartë janë më të dukshëm, por e vërteta është më e thellë, më e rëndë dhe prek mijëra qenie njerëzore dhe familje shqiptare ,” u shpreh Vangjeli. Ai e cilësoi këtë fenomen si një nga plagët më të mëdha sociale të vetëshkaktuara, duke theksuar se politika nuk ka marrë rolin e parashikimit dhe zgjidhjes së problemit. “ Ky është një moment për një klithmë kombëtare sepse ka ndodhur në vëmendje të gjithëve dhe politika, e cila do të duhej të ishte akti i parashikimit dhe shërimit të problemit, thjesht i është shmangur këtij problemi ,” shtoi analisti.

Lini një Përgjigje