Universitetet në alarm: 40% e të diplomuarve punojnë jashtë profilit

Universitetet në alarm: 40% e të diplomuarve punojnë jashtë profilit

Pikat kryesore

  • Një reformë e vonuar në arsimin e lartë po synon të sjellë ndryshime në mënyrën e financimit për universitetet, rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor, ndërkombëtarizimin dhe fleksibilitetin e programeve.
  • Aktualisht, rënia e numrit të studentëve dhe mospërputhja me tregun e punës e kanë kthyer sistemin në një “treg diplomash” pa ndikim real në ekonomi.
  • Me gjysmën e stafeve akademike që punojnë me kohë të pjesshme dhe 49% të universiteteve që dështojnë në kërkimin shkencor, ndryshimet mbeten të vështira.

Një reformë e vonuar në arsimin e lartë po synon të sjellë ndryshime në mënyrën e financimit për universitetet, rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor, ndërkombëtarizimin dhe fleksibilitetin e programeve. Aktualisht, rënia e numrit të studentëve dhe mospërputhja me tregun e punës e kanë kthyer sistemin në një “treg diplomash” pa ndikim real në ekonomi. Me gjysmën e stafeve akademike që punojnë me kohë të pjesshme dhe 49% të universiteteve që dështojnë në kërkimin shkencor, ndryshimet mbeten të vështira. Vetëm 66% e të diplomuarve të rinj punësohen, ndërsa 40% e tyre ushtrojnë profesione jashtë profileve përkatëse. Ja sfidat e studimeve “low cost” në Shqipëri. Universitetet po rezultojnë hallka më e dobët e sistemit arsimor në vend. Rënia e numrit të studentëve dhe rritja e fondeve nuk po shoqërohet me rritje të cilësisë, teksa hendeku ndërmjet nevojave të tregut të punës dhe programeve të studimit po zgjerohet, në vend që të ngushtohet. Tani kur teknologjia po formëson të gjithë aktivitetin jetësor kudo në botë, universitetet shqiptare nuk janë të gjendje të zhvillojnë bazat më të thjeshta të kërkimit as në nivel pedagogësh, teksa aftësitë digjitale të një pjese të stafit dhe studentëve mbeten të kufizuara. Tani kur teknologjia po formëson të gjithë aktivitetin jetësor kudo në botë, universitetet shqiptare nuk janë të gjendje të zhvillojnë bazat më të thjeshta të kërkimit as në nivel pedagogësh, teksa aftësitë digjitale të një pjese të stafit dhe studentëve mbeten të kufizuara. Ndërmjet 2016-2024, numri i studentëve ka rënë me 13.5%, teksa në universitetet publike, rënia është dyfish më e fortë me 25% sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Qeveria ka një reformë të re në fillim të këtij viti që synon të trajtojë problematikën në arsimin e lartë. Por reformat në arsim zakonisht shtyhen nga emergjencat e momentit, për shkak se nuk i japin rezultatet sot për nesër, por kanë koston më të lartë në zhvillimin afatgjatë. Sipas dokumentit zyrtar të Ministrisë së Arsimit për “Universitetin 2030” vihet një theks më i fortë në lidhjen mes arsimit të lartë dhe tregut të punës. Sipas dokumentit të Ministrisë së Arsimit, një tjetër risi qendrore është zhvendosja e fokusit drejt kërkimit shkencor dhe inovacionit si shtylla të arsimit të lartë. Një risi tjetër është ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë. Kjo nënkupton që universitetet shqiptare duhet të funksionojnë gjithnjë e më shumë si pjesë e një hapësire akademike europiane. Selami Xhepa, presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, tha se në kuadër të diskutimeve për reformimin e mëtejshëm të arsimit të lartë, kërkesa e UET është përqendruar veçanërisht te lehtësimi i burokracisë në hartimin dhe miratimin e programeve të studimit, një aspekt që pengon reagimin e shpejtë të universiteteve ndaj ndryshimeve të tregut të punës dhe kërkesave të studentëve. Një tjetër pikë e rëndësishme lidhet me rritjen e mobilitetit të studimeve, si brenda vendit ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, në mënyrë që studentët të kenë më shumë mundësi për të ndjekur një pjesë të studimeve në institucione të tjera dhe për të përfituar nga përvoja akademike të ndryshme, tha ai. Institucionet e Arsimit të Lartë jashtë Tiranës janë të shqetësuar për efektet e reformës. Florian Bjanku, profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, argumenton se reforma e arsimit të lartë po shkon drejt një centralizimi “de facto” në boshtin Tiranë–Durrës, duke lënë universitetet rajonale në nënkapacitet dhe duke krijuar pabarazi territoriale. “Me financim minimal dhe pritshmëri maksimale, universitetet nuk arrijnë të lidhen realisht me tregun e punës dhe po shndërrohen në ‘treg diplomash’. Rasti i Shkodrës tregon humbjen e besimit të të rinjve. Binjaku. Mirëpo çdo dokument për reformimin e arsimit të lartë dhe arsimit në tërësi mbetet i paragjykuar për aq kohë sa qeveria parashikon me ulje fondet për arsimin gjatë tre viteve në vijim. Shpenzimet publike për arsimin në vitin 2022 ishin vetëm 2.9% e PBB-së, ndërsa më 2025 pritet të arrijnë në 2.4% të PBB dhe në vitin 2028 do të jenë vetëm 2.1% të PBB-së, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave në buxhetin afatmesëm 2026-2028. Kjo tregon se teksa ekonomia rritet, ndahen më pak fonde për arsimin. E njëjta praktikë po ndodh edhe me shëndetësinë. Fondet për arsimin ulen jo vetëm në raport me PBB-në, por edhe me shpenzimet totale buxhetore. Këtë vit buxheti i arsimit është sa 7.5% e totalit të buxhetit, teksa në 2028 nuk do të jetë më shumë se 7%. Teksa ekonomia zgjerohet, gjithnjë e më pak fonde ndahen për arsimin. Financimet sipas meritës dhe profilizimit Sipas dokumenteve fillestare të reformës për arsimin e lartë, financimi i universiteteve publike do të kalojë nga një sistem financimi linear në një model që shpërblen rezultatin. Deri më sot, universitetet tona shpesh kanë garuar në një terren të paqartë, duke ofruar degë të ngjashme që prodhojnë të papunë me diploma. Formula aktuale e financimit të IAL-ve publike mbështetet kryesisht në numrin e studentëve, programet prioritare dhe të ardhurat që krijojnë IAL-të nga tarifat e shkollimit. Të ardhurat që kanë arritur të grumbullojnë IAL-të publike luhaten nga 32.5% e vlerës së buxhetit të shtetit të caktuar për arsimin e lartë, siç u vërejt gjatë vitit akademik 2019-2020, e deri në 21.4% në vitin 2023. Qasja e re propozon një ndryshim paradigme me investime direkte në profilizimin e universiteteve. Kjo do të thotë që financimi nuk do të shpërndahet njësoj, por do të shkojë drejt atyre institucioneve që guxojnë të identifikohen me nevoja specifike, sidomos ato të zhvillimit rajonal. Nëse një universitet operon në një zonë me potencial turistik apo industrial, fondet shtetërore do të priren të mbështesin ato programe që furnizojnë drejtpërdrejt ekonominë rajonale. Për të përfituar mbështetje, universitetet duhet të dëshmojnë sukses në tre fronte. Së pari, mësimdhënia akademike, pasi cilësia nuk do të matet me numrin e studentëve në sallë, por me kompetencën e tyre pas diplomimit. Së dyti, kërkimi shkencor, ku investimet do të kushtëzohen nga inovacioni dhe zgjidhjet që shkenca ofron për problemet reale. Së treti, roli social dhe ekonomik, i cili mat aftësinë e universitetit për të dalë jashtë mureve të tij dhe për të ndikuar pozitivisht në shoqëri. Cilësia problem, gjysma e pedagogëve part-time Ndërkohë që flitet për ndërkombëtarizim dhe renditje në listat prestigjioze botërore, një raport i fundit i Bordit të Akreditimit të Arsimit të Lartë (2024) ka nxjerrë në dritë një të vërtetë të hidhur: universitetet tona po mbështeten masivisht mbi punën e stafit me kohë të pjesshme. Pothuajse gjysma e stafit akademik në vend, 48%, janë të punësuar me kohë të pjesshme (part-time). Me gjysmën e trupës pedagogjike që nuk është e pranishme me kohë të plotë në auditorë, kërkimi shkencor mbetet në hije, pasi konsulta me studentët kthehet në një mision të pamundur. Ky model “part-time” sugjeron se universitetet po shërbejnë më shumë si stacione tranziti sesa si vatra të mirëfillta të dijes dhe kërkimit. Nuk bëhet fjalë vetëm për mungesë stafi, por për mungesë të kualifikimit të duhur. 39% e universiteteve kanë raportuar sfida serioze lidhur me formimin e vazhdueshëm të stafit. Ekziston një vakum i dukshëm në mbështetjen për studimet për grada dhe tituj akademikë. Pa një trupë akademike që rritet profesionalisht, diplomat e studentëve rrezikojnë të mbeten letra pa vlerë në një treg pune që kërkon inovacion. Nuk mjafton më vetëm mbijetesa e Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL), por një politikë e guximshme që nxit stafin akademik të ndjekë gradat dhe titujt, duke u ofruar siguri financiare dhe stabilitet në punë. 49% e universiteteve, pa lidhje me kërkimin shkencor Arsimi i lartë në Shqipëri po kalon nëpër një fazë ku dëshira për t’u integruar në hapësirën kërkimore europiane po pengohet nga muret e vjetra të një sistemi që ende funksionon në izolim.

Lini një Përgjigje