Paralajmërimi i Guterres: Ekonomia globale duhet të kalojë PBB-në për të shmangur…

Paralajmërimi i Guterres: Ekonomia globale duhet të kalojë PBB-në për të shmangur…

Pikat kryesore

  • “Ne duhet t’i japim vlerë të vërtetë mjedisit dhe të shkojmë përtej Produktit të Brendshëm Bruto si një masë e progresit dhe mirëqenies njerëzore.
  • Le të mos harrojmë se kur shkatërrojmë një pyll, po krijojmë PBB.
  • Ky ishte paralajmërimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

“Ne duhet t’i japim vlerë të vërtetë mjedisit dhe të shkojmë përtej Produktit të Brendshëm Bruto si një masë e progresit dhe mirëqenies njerëzore. Le të mos harrojmë se kur shkatërrojmë një pyll, po krijojmë PBB. Kur peshkojmë tepër, po krijojmë PBB”. Ky ishte paralajmërimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Ai thotë se ekonomia globale duhet të shkojë përtej mbështetjes në produktin e brendshëm bruto (PBB) si masë kryesore e suksesit. Ai kritikoi se modelet aktuale ekonomike po shpërdorojnë burimet dhe po çojnë në katastrofë mjedisore. Kjo thirrje e Sekretarit të Përgjithshëm vjen pasi OKB-ja organizoi një takim me emra të njohur të ekonomisë botërore. Guterres tha se e ardhmja e njerëzimit kërkon një rishikim urgjent të “sistemeve ekzistuese financiare” në botë, pasi sistemet aktuale po e çojnë planetin në prag të katastrofës. Për dekada me radhë, qeveritë i kanë dhënë përparësi rritjes së matur nga PBB-ja si qëllimi kryesor ekonomik. Megjithatë, kritikët argumentojnë se rritja e pakufizuar dhe e padiferencuar në një planet me burime të kufizuara po nxit jo vetëm krizën klimatike dhe atë mjedisore, por edhe rritjen e pabarazisë. “Të shkosh përtej Produktit të Brendshëm Bruto ka të bëjë me matjen e gjërave që kanë vërtet rëndësi për njerëzit dhe komunitetet e tyre. PBB-ja na tregon koston e gjithçkaje dhe vlerën e asgjëje. Bota jonë nuk është një korporatë gjigante. Vendimet financiare duhet të bazohen në më shumë sesa një pamje të përgjithshme të fitimit dhe humbjes”. Në janar, OKB-ja mbajti një konferencë në Gjenevë me temë “Përtej PBB-së”, ku morën pjesë ekonomistë nga e gjithë bota, përfshirë laureatin e Çmimit Nobel Joseph Stiglitz, ekonomistin indian Kaushik Basu dhe eksperten e kapitalit Nora Lustig. Ata janë pjesë e një grupi të ngritur nga Guterres, i cili është ngarkuar me detyrën e hartimit të një paneli të ri matjesh të suksesit ekonomik që merr parasysh “mirëqenien njerëzore, qëndrueshmërinë dhe barazinë”.

Lini një Përgjigje