United “sheh” Europën/ “Djajtë e Kuq” fitojnë bindshëm 4-1 në fushën e Eolves

United “sheh” Europën/ “Djajtë e Kuq” fitojnë bindshëm 4-1 në fushën e Eolves

Pikat kryesore

  • Për titullin kampion duhet të presë ende, por Manchester United mund të rikthejë lavdinë e tij në Europë.
  • Bruno Fernandez zhbllokoi sfidën në minutën e 25-të për epërsinë e miqve.
  • Por në shtesën e pjesës së parë, të zotët e shtëpisë barazuan shifrat me Bellegarde.

Për titullin kampion duhet të presë ende, por Manchester United mund të rikthejë lavdinë e tij në Europë. “Djajtë e Kuq”, duke se kanë harruar dëhtimet në sezonet e fundit dhe nisjen e dobët në këtë kampionat, duke arritur një fitore të rëndësishme në transfertën kundër Wolves Skuadra e drejtar nga Ruben Amorim imponoi rezultatin 4-1 në sfidën që mbylli javën e 15 të Premier League, duke u ngjitur ndjeshëm në tabelën e klasifikimit. Bruno Fernandez zhbllokoi sfidën në minutën e 25-të për epërsinë e miqve. Por në shtesën e pjesës së parë, të zotët e shtëpisë barazuan shifrat me Bellegarde. Pas pushimit, Manchester United vulosi fitoren, duke gjetur edhe tre herë të tjera rrugën e rrjetës. Mbuemo ktheu në avantazh “Djajtë e Kuq”, ndrësa Meson Maund shënoi golin e tretë dhe të sigurisë. Vetëm tetë minuta nga fundi i kohës së rregullt, sërish kapiteni Bruno Fernandez plotësoi “pokerin” dhe suksesin e skuadrës së tij. Me këtë fitore, Manchester United ngjitet në vendin e gjashtë të klasifikimit. Kryesuesit dha favoritët për titullin kampion mbeten shumë larg për t’u arritur, por zona Champions është vetëm një pikë larg./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Europa po ju pret”, Marta Kos në Tiranë: Kemi gabuar në të shkuarën. Europa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin! Rama: BE, i vetmi vend për ne/ Kryeministri: Aty gjejmë vlerat për të cilat kemi luftuar Kancelari Merz bën thirrje për forcimin e Europës

Lini një Përgjigje