Pikat kryesore
- Drejtori i ri i Policisë Skënder Hita paralajmëroi monitorimin në rrugët e vendit përmes radarëve dhe jo me patrulla të uniformave blu.
- Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se me këto risi vendi ynë po i bashkohet vendeve të BE.
- Sipas tij, investimi tek makinat inteligjente ishte i panevojshëm, ndërsa përvecc rregullave të reja duhet të ketë edhe sinjalistika në rrugë.
Drejtori i ri i Policisë Skënder Hita paralajmëroi monitorimin në rrugët e vendit përmes radarëve dhe jo me patrulla të uniformave blu. Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se me këto risi vendi ynë po i bashkohet vendeve të BE. Sipas tij, investimi tek makinat inteligjente ishte i panevojshëm, ndërsa përvecc rregullave të reja duhet të ketë edhe sinjalistika në rrugë. “Kontrolli me radarë është më i mirë se me skuadrën e policisë; vendet ballkanike e kanë pasur më parë se ne. Duhet të përshkrojë disa postblloqe; Shqipëria po bën rrugëtimin drejt vendeve të BE. Vendosja e radarëve ka një kosto; njoftimi paraprak në vendet ku ka autostrada. Kamera është një kuti, është softëare që vendoset. Mund të kontrollojë sjelljen e drejtuesve të mjeteve, targat që shpesh kanë qenë edhe të vjedhura. Investimi në makinat inteligjente ishte i panevojshëm sepse ishte si grackë; vetëm sa shtoi statistikat, por nuk zgjidhi problemin. Mjafton të shohim modelet e vendeve evropiane që kanë rregulla të tjera më të kujdesshme, por s’duhet të jetë vetëm prezenca e tyre, por edhe sinjalistika në rrugë.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Të prishen ‘çerdhet problematike’ në Policinë Kriminale”, ish-ministri: Korrigjimet e thella janë të domosdoshme “Policia të jetë në nivelin e duhur”/ Jo më ndalim rutinë mjetesh, Leka: Të zbatojmë rregullat e qarkullimit “Silli shefit 500 euro në muaj’”, Karamuço tregon skemën: Drejtuesit e rrugores gjobisnin vartësit, kjo praktikë korruptive tashmë u hoq!