Ulet nafta/ Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve

Ulet nafta/ Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve

Pikat kryesore

  • Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve në vend.
  • Pra nga sot në orën 10:300 do të shitet me 197 lekë për litër, nga 210 lekë për litër që ishte më parë.
  • Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 160 lekë/litër.

Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas vendimit të Bordit, nafta është ulur me 13 lekë. Pra nga sot në orën 10:300 do të shitet me 197 lekë për litër, nga 210 lekë për litër që ishte më parë. Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 160 lekë/litër. Paralajmërohet se në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Bordi i Transparencës në datë 18 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 160 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 ora 10.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rritet me 3 lekë çmimi i naftës Qetësohen tregjet e naftës/ Stabilizohet çmimi nën 90 dollarë për fuçi, në pritje të përfundimit të luftës Ulet nafta në bursa/ Një fuci naftë po shitet rreth 95 dollarë për fuçi

Lini një Përgjigje