U bëra 19 vjeç, kaq ishte motra ime kur vdiq”, Elijona rrëqeth me fjalët në ditëlindjen e…

U bëra 19 vjeç, kaq ishte motra ime kur vdiq”, Elijona rrëqeth me fjalët në ditëlindjen e…

Pikat kryesore

  • Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, ka bërë një rrëfim shumë prekës në dhomën e rrëfimit, duke prekur zemrat e publikut me historinë e saj personale.
  • Teksa po festonte ditëlindjen e saj të 19-të brenda shtëpisë më të madhe në vend, Elijona u shfaq e vetmuar dhe e emocionuar, duke shpërthyer në lot gjatë rrëfimit të saj.
  • “Zakonisht për çdo ditëlindje mërzitem, por kur mërzitem e kam të paktën babin ose familjen që ma heqin pak mërzinë.

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, ka bërë një rrëfim shumë prekës në dhomën e rrëfimit, duke prekur zemrat e publikut me historinë e saj personale. Teksa po festonte ditëlindjen e saj të 19-të brenda shtëpisë më të madhe në vend, Elijona u shfaq e vetmuar dhe e emocionuar, duke shpërthyer në lot gjatë rrëfimit të saj. “Zakonisht për çdo ditëlindje mërzitem, por kur mërzitem e kam të paktën babin ose familjen që ma heqin pak mërzinë. Tani jam krejt vet dhe mosha që do ta mbush po më mundon, sepse motra ime kur i ka pasur 19 vjet ka ndërruar jetë dhe tani unë arrita në moshën e saj. Nuk po më duket fer të jetoj në të… nuk e di”, u shpreh ajo mes lotësh. Në vazhdim, Elijona shtoi se kjo ditëlindje shënon një tjetër moment të vështirë në jetën e saj pa njerëzit më të dashur. “Janë bërë katër ditëlindje, tani po bëhet e pesta që e festoj pa nënën dhe motrën”, tha ajo duke qarë. Historia e Elijona Binakajt konsiderohet si një nga më të dhimbshmet. Nëna dhe motra e saj kishin humbur jetën në një aksident tragjik me autobus në Kroaci, teksa po udhëtonin nga Gjermania drejt Kosovës për vizitë.

Lini një Përgjigje