Një operacion i suksesshëm nga strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me policinë e Durrësit, ka çuar në arrestimin e një 46-vjeçari në malin e Tomorrit. I identifikuar si Dorian Beu, ai ishte në kërkim për disa vepra penale, përfshirë trafik droge dhe anëtarësim në grup kriminal. Sipas njoftimit të policisë, Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur ndaj tij masën e sigurimit "Arrest në burg". Operacioni u realizua pas informacionit të siguruar për lëvizjet e Beut në këtë zonë malore.
Tomorri: Arrestohet 46-vjeçari i kërkuar për trafik droge