Një operacion i papritur i policisë ka çuar në arrestimin e një 22-vjeçari në tunelin e Murrizit, në Rrugën e Arbrit. Ardit Doçi, i cili është banor i Burrelit, u kap me dy kallashnikovë teksa transportonte armët nga Burreli drejt Tiranës. Operacioni, i koduar "Tuneli", u realizua nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë, dhe ka ngritur dyshime se Doçi kishte si qëllim t'i shiste armët grupeve kriminale.
Arrestohet 22-vjeçari me 2 kallashnikovë në Tunelin e Murrizit