Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi…

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi…

Pikat kryesore

  • Në projektvendim parashikohet dhënia e ndihmës financiare prej 40 000 mijë lekësh në muaj, deri në rikonstruksionin e banesave të tyre.
  • Për të përfituar këtë ndihmë, individët dhe familjet duhet të plotësojnë dhe të depozitojnë pranë Njësisë Administrative ose Lagjes përkatëse dokumentacionin e kërkuar.
  • 1, bashkëlidhur këtij vendimi; Vërtetim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, nga i cili rezulton se anëtarët madhorë nuk zotërojnë banesë tjetër në njësinë e vetëqeverisjes vendore ku ka ndodhur fatkeqësia.

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet nesër për të miratuar projektvendimin, i cili parashikon dhënien e bonusit të qirasë për familjet, banesat e të cilëve u dëmtuan si pasojë e zjarrit të datës 14 prill në godinën “Arlis Ndërtim”, në rrugën e Dibrës në Tiranë. Në projektvendim parashikohet dhënia e ndihmës financiare prej 40 000 mijë lekësh në muaj, deri në rikonstruksionin e banesave të tyre. Për të përfituar këtë ndihmë, individët dhe familjet duhet të plotësojnë dhe të depozitojnë pranë Njësisë Administrative ose Lagjes përkatëse dokumentacionin e kërkuar. Konkretisht banorët duhet të depozitojnë: Dokument identifikimi i aplikuesit dhe dokumentacion që vërteton të drejtën e pronësisë mbi objektin e dëmtuar; Certifikatë familjare; Deklaratë për vërtetësinë e të dhënave, sipas aneksit nr. 1, bashkëlidhur këtij vendimi; Vërtetim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, nga i cili rezulton se anëtarët madhorë nuk zotërojnë banesë tjetër në njësinë e vetëqeverisjes vendore ku ka ndodhur fatkeqësia. Përjashtimisht nga ky kriter janë individët/familjet që kanë më shumë se një pronësi në godinën objekt të këtij vendimi; Vërtetim për llogarinë bankare. Njësia Administrative, pasi verifikon dokumentacionin, harton listën emërore të përfituesve dhe e përcjelli atë çdo muaj pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes Civile dhe Shërbimeve ndaj Qytetarit. Kjo drejtori, pasi konstaton përmbushjen e kritereve, e kalon dokumentacionin te Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar për kryerjen e pagesave. Ndihma financiare do të monitorohet çdo muaj nga Njësia Administrative përkatëse, e cila ka detyrimin të njoftojë për ndërprerjen e pagesës në rast se familjet sistemohen përfundimisht. Në rast abuzimi, do të nisin procedurat për kthimin e shumave të përfituara padrejtësisht. Efektet financiare të këtij vendimi do të përballohen nga të ardhurat e Bashkisë Tiranë, në programin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Mbrojtjes Civile, sipas buxhetit të vitit 2026. Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes Civile dhe Shërbimeve ndaj Qytetarit, Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar, Njësitë Administrative/Lagjet dhe strukturat e tjera përkatëse.

Lini një Përgjigje