Aktorja katalanase Úrsula Corberó, e njohur për rolin e saj si "Tokyo" në serialin e njohur "Money Heist", ka ndarë një lajm të veçantë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ajo ka shpallur se është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin e saj, aktorin dhe producentin argjentinas Chino Darín. Në një postim të ngarkuar me emocione, Corberó shkroi: “Kjo nuk është inteligjencë artificiale”, duke shoqëruar mesazhin me simbole gëzimi. Publikimi i saj u prit me shumë entuziazëm, duke grumbulluar mijëra pëlqime brenda disa minutash. Çifti, i njohur për historinë e tyre të dashurisë që prej vitit 2015, kur u takuan gjatë xhirimeve të serialit "La Embajada", është bërë një nga çiftet më të dashura të kinemasë hispanike. Lajmi i shtatzënisë së Corberó është pritur me urime dhe komente pozitive nga publiku, duke u bërë një temë e nxehtë në bisedat e mediave sociale.
Tokyo njofton shtatzëninë e saj të parë me Chino Darín