Tokyo njofton se është shtatzënë për herë të parë

Tokyo njofton se është shtatzënë për herë të parë

Aktorja spanjolle Úrsula Corberó, e njohur për rolin e saj si "Tokyo" në serialin e njohur "Money Heist", ka bërë një njoftim emocionues për ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ajo ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin, aktorin dhe producentin argjentinas Chino Darín. Në postimin e saj, Corberó shprehu gëzim duke theksuar se "kjo nuk është inteligjencë artificiale", duke e shoqëruar mesazhin me simbole të lumturisë. Publikimi i saj ka marrë një numër të madh pëlqimesh brenda disa minutash. Çifti ka ndarë jetën së bashku që nga viti 2015, kur u takuan gjatë xhirimeve të serialit "La Embajada". Historia e dashurisë së tyre është ndjekur me interes nga publiku, që i konsideron si një nga çiftet më të dashur të kinemasë hispanike. Njoftimi për shtatzëninë e saj ka sjellë një valë urimesh dhe komentesh pozitive, duke u bërë një nga temat më të diskutuara në mediat sociale.

Lini një Përgjigje