Tkurrja e SHQUP-it Kandidatët për deputetë të PD Kandidatët për deputetë të PD

Tkurrja e SHQUP-it Kandidatët për deputetë të PD

Pikat kryesore

  • Shqetësimi i tyre duket se ka lindur nga pjesmarrja tejet e ulët në “Foltoret” e Berishës para Kryeministrisë.
  • Por ndoshta ata e ndjejnë edhe më gjerë në elektorat rënien e kuotave të PD-së.
  • Në fakt, në sondazhin e përjavshëm ‘Zëri i shqiptarëve’ në ABC NEWS, unë e kam matur në vazhdimësi këtë rënie.

Kandidatët për deputetë të PD-së me më shumë vota personale nëpër qarqe, por që nuk arritën të futen në parlament (ngaqë deputetët e listave të sigurta të SHQUP-it i kishin zënë paraprakisht vendet), u mblodhën për “një kafe” jashtë SHQUP-it, ku diskutuan sesi mund të ringrihet PD-ja. Shqetësimi i tyre duket se ka lindur nga pjesmarrja tejet e ulët në “Foltoret” e Berishës para Kryeministrisë. Por ndoshta ata e ndjejnë edhe më gjerë në elektorat rënien e kuotave të PD-së. Në fakt, në sondazhin e përjavshëm ‘Zëri i shqiptarëve’ në ABC NEWS, unë e kam matur në vazhdimësi këtë rënie. Duke ndërthurur rezultatet e sondazhit me rezultatet zyrtare të zgjedhjeve në prill 2021 dhe maj 2025, ndërtova grafikun e mëposhtëm, që ilustron rrëshqitjen e pandalshme të kuotave elektorale të PD-së qysh nga prilli 2021. Dhe pasi Berisha mori në dorë edhe vulën edhe çelsin e SHQUP-it, a u rritën kuotat elektorale të PD-së? Përkundrazi, në maj 2025 ato ranë 5.2 pikë, edhe pse listave të PD-së iu bashkëngjitën kandidatët e LSI-së (me Metën në krye). Dhe ç’është më e keqja, rrëshqitja e SHQUP-it ka vazhduar në rënie të lirë edhe pas zgjedhjeve të majit 2025. Në sondazhin ‘Zëri i shqiptarëve’ të 23 nëntorit, vetëm 27% e atyre që kishin marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit vazhdonin ta përkrahnin PD-në. Një rënie prej 7.3 pikësh brenda gjashtë muajsh për SHQUP-in e zotëruar me çels e me vulë nga Berisha…

Lini një Përgjigje