Tirana paralizohet nga masat e policisë për ndeshjen Shqipëri-Letoni

Tirana paralizohet nga masat e policisë për ndeshjen Shqipëri-Letoni

Policia e Shtetit ka përgatitur një plan të detajuar për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë ndeshjes së futbollit “Shqipëri-Letoni”, e cila do të zhvillohet nesër, më 9 shtator 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. Autoritetet kanë njoftuar se do të realizohen kontrolle të rrepta brenda stadiumit, ndërsa qarkullimi në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit do të bllokohet duke filluar nga ora 17:00. Po ashtu, do të përdoren pajisje anti-dronë për të garantuar një atmosferë të sigurt. Në këtë operacion do të angazhohen qindra efektivë policie për të siguruar mbarëvajtjen e eventit dhe për të parandaluar çdo incident.

Lini një Përgjigje