Pikat kryesore
- Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur qytetin e Maliqit këtë të shtunë, pas një zjarri që përfshiu një banesë familjare në bllokun nr.
- A., ku ndodheshin bashkëshortja e tij, Merjeme Azislari, 38 vjeçe, dhe dy fëmijët e tyre të mitur, përkatësisht 14 dhe 6 vjeç.
- Të tre u nxorën nga banesa nga shërbimet zjarrfikëse dhe u transportuan menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore.
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur qytetin e Maliqit këtë të shtunë, pas një zjarri që përfshiu një banesë familjare në bllokun nr. 3 të qytetit. Rreth orës 13:30, flakët përfshinë banesën e shtetasit V. A., ku ndodheshin bashkëshortja e tij, Merjeme Azislari, 38 vjeçe, dhe dy fëmijët e tyre të mitur, përkatësisht 14 dhe 6 vjeç. Të tre u nxorën nga banesa nga shërbimet zjarrfikëse dhe u transportuan menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore. Fillimisht, nëna, Merjeme Azislari, humbi jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi dhe plagëve të marra nga zjarri. Më pas, është konfirmuar edhe vdekja e djalit të saj 14-vjeçar, i cili nuk arriti t’i mbijetojë djegieve të rënda. Fëmija i vogël, 6 vjeç, ndodhet ende në spital dhe është nën kujdesin intensiv të mjekëve. Sipas burimeve, të dy fëmijët e çiftit vuanin nga çrregullimi i spektrit autik, çka e bën këtë ngjarje edhe më të dhimbshme dhe të ndjeshme për familjen dhe komunitetin. Shërbimet zjarrfikëse dhe ato të Policisë ndërhynë në kohë për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve përreth, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se: Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head Universum International College, i fuqizuar nga Arizona State University (ASU) – universiteti Nr.1 për inovacion në SHBA 10/19/2025 16:15 Zeqiri: Lufta ndaj bandave kriminale në Veri është fituar 10/19/2025 15:57 Ndërhyrjet në zgjedhjet në Maqedoni, Ahmeti thotë se Kurti ishte aty përmes përfaqësuesit të tij 10/19/2025 15:46 Pamje nga brenda banesës që u shkrumbua në Maliq, çfarë la pas zjarri që i mori jetën nënës dhe djalit të saj