Teknologjia “eliminoi” Kroacinë/ Topi i ndeshjes vërtetoi shkencërisht pozicionin jashtë…

Teknologjia “eliminoi” Kroacinë/ Topi i ndeshjes vërtetoi shkencërisht pozicionin jashtë…

Pikat kryesore

  • “Botërori 2026” nuk do të mbahet mend vetëm si edicioni I parë me 48 skuadra dhe 104 ndeshje.
  • Ky turne do të hyjë në histori si momenti kur fizika sportive dhe inxhinieria elektronike ndryshuan përgjithmonë futbollin dhe arbitrimin duke e transformuar topin e ndeshjes në një pajisje plotësisht teknologjike.
  • Prova përfundimtare e fuqisë së kësaj risie erdhi në sfidën mes Portugalisë dhe Kroacisë.

“Botërori 2026” nuk do të mbahet mend vetëm si edicioni I parë me 48 skuadra dhe 104 ndeshje. Ky turne do të hyjë në histori si momenti kur fizika sportive dhe inxhinieria elektronike ndryshuan përgjithmonë futbollin dhe arbitrimin duke e transformuar topin e ndeshjes në një pajisje plotësisht teknologjike. Prova përfundimtare e fuqisë së kësaj risie erdhi në sfidën mes Portugalisë dhe Kroacisë. Rasti i diskutuar ishte ai në minutën e 13 shtesë. Kroatët festuan barazimin 2-2, por gjithçka u anulua pasi sistemi VAR njoftoi arbitrin për një pozicion jashtë loje. Nga përsëritja e pamjeve dukej gjithçka e rregullt, pasi nuk vërehej asnjë devijim I topit nga sulmuesi kroat në pasimin e fundit. Por, në këtë moment në ekranët gjigandë në stadium dhe televizorët në shtëpi u shfaqë një grafikë e pazakontë, ku shfaqej një valë e vogël.0 Kjo konfirmonte shkencërisht se Matanoviç e kishte prekur topin, lehtë por e kishte prekur. Kjo është vetëm një pjesë e teknologjisë që mban çipi I vendosur në brendësi të topit “Trionda”. Si një “smartphone” ai duhet të jetë i karikuar përpara çdo sfide, ndërsa program “Connected Ball” transmeton në kohe reale çdo pozicionim në fushë dhe çdo prekje sado të vogël, si ajo “vala” e shfaqur në ekran mund të vendosë fatin e një Kupe Bote. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Kërcimi i fundit” i Cristiano/ Motra e tij zbulon se legjenda do ta mbyllë me kombëtaren “Dorëzohet” Nagelsmann, gati Klopp/ Trajneri jep dorëheqjen nga Gjermania, pas dështimit në “Botëror” Zvicra e Xhakës në histori/ Kalojnë Algjerinë dhe janë në raundin e tretë në Botëror

Lini një Përgjigje