Pikat kryesore
- E besoni apo jo, Kristiano Ronaldo nuk ia kishte dalë kurrë që të tundte rrjetën në një ndeshje përtej grupeve në kupat e botës, përtej emrit të tij të madh, ndërsa mori edhe një gëzim tjetër.
- Portugalia mundi 2-1 Kroacinë në raundin e dytë të Botërorit, dhe siguroi një derbi iberik ndaj Spanjës, ndërsa është mes 16 ekipeve më të mira në turne.
- Po ashtu, CR7 fitoi duelin me legjendën tjetër të vjetër, Luka Modriç, të Kroacisë, e përballë ishin dy prej futbollistëve më të mirë të epokës sonë, dhe ndër më të mirët e të gjitha kohëve.
E shënoi golin e tij të parë në fazën me eliminim direkt. E besoni apo jo, Kristiano Ronaldo nuk ia kishte dalë kurrë që të tundte rrjetën në një ndeshje përtej grupeve në kupat e botës, përtej emrit të tij të madh, ndërsa mori edhe një gëzim tjetër. Portugalia mundi 2-1 Kroacinë në raundin e dytë të Botërorit, dhe siguroi një derbi iberik ndaj Spanjës, ndërsa është mes 16 ekipeve më të mira në turne. Po ashtu, CR7 fitoi duelin me legjendën tjetër të vjetër, Luka Modriç, të Kroacisë, e përballë ishin dy prej futbollistëve më të mirë të epokës sonë, dhe ndër më të mirët e të gjitha kohëve. Ronaldo besohet është në turneun e fundit me kombëtaren në moshën 41 vjeç, ndërsa Modriç tashmë e ka mbyllur me ekipin përfaqësues duke qenë 40 vjeç. Gjithsesi, dueli I raundit të dytë ishte një dramë sidomos në fund. Pasi Portugalia dominoi pa sukses pjesën e parë, ballkanasit kaluan të parët në avantazh, me rrjetën nga Ivan Perishiç në 53’. Kristiano barazoi me penallti në 68’, pas vendimit të VAR-it, ndërsa të dyja palëve iu anulua nga një gol, shënuar nga Matanoviç e pikërisht CR7-ta. Leao goditi shtyllën e Ronaldo u mërzit shumë që u zëvendësua, por harroi gjithçka kur lojtari I ri I Milanit, Gonsalo Ramos, shënoi për 2-1 për “luzitanët” në minutën e 4-ët shtesë. Kampioni I Europës me Paris SG, u shërbye pikërisht nga Leao. Nuk kishte marrë fund, gjithsesi. Kroacia nuk u dorëzua, diçka që nuk e bën asnjëherë, dhe u duk se barazoi në minutën e 13-të shtesë. Për fatin e keq të saj, arbitri e anuloi golin e shënuar nga Gvardiol për pozicion jashtë loje. Gjatë aksionit, Matanoviç e preku lehtësisht topin me kokë dhe Pashaliç përfundoi jashtë loje. Kjo u konfirmua nga sensori me teknologji SNiko, që është I vendosur tek sfera. Tashmë, Portugalia do të luajë me Spanjën në 6 korrik për një vend në çerekfinale, ndërsa Modriç e mbylli me Kroacinë mes lotëve Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Argjentina pret fitore, Messi gola/ Kampionët në fuqi të botës do të luajnë kundër Kepit të Gjelbërt Olise shkëlqen sa… Mbappe/ Sulmuesi i Bayern Munich është “mbreti” i asistimeve në “Botëror” Spanja kthehet favorite/ “Furitë e Kuqe” mundën 3-0 Austrinë, kalojnë në 1/8 e Botërorit