Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e…

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e…

Pikat kryesore

  • Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka dalë në një deklaratë për mediat përpara godinës së Kuvendit, pak minuta përpara nisjes së seancës së sotme plenare, ku ka kundërshtuar ligjin për portet turistike.
  • Tabaku shtoi se asetet publike jepen pa garë nga qeveria shqiptare dhe që ky ligj është ligji që ka kaluar më shpejt në Parlamentin shqiptar.
  • Tani që negociatat janë hapur, sipas Tabakut duhet më shumë vëmendje për çdo ligj që kalon në Parlament.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka dalë në një deklaratë për mediat përpara godinës së Kuvendit, pak minuta përpara nisjes së seancës së sotme plenare, ku ka kundërshtuar ligjin për portet turistike. Tabaku tha se i ka dorëzuar një shkresë Parlamentit Europian ku i njofton se “ligji për portet turistike, ndryshimi i fundit që vjen në Parlament, është në shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit si dhe të 3 kapitujve të legjislacionit të BE-së. 5, 8, dhe 14. Nuk është gjë e re që ligjet që kalojnë në Kuvendin e Shqipërisë janë me porosi, që mbrojnë interesat e veçanta, por ky është i 18-ti në radhën e ligjeve që vijnë me porosi.” Deputetja demokrate shtoi se këtu bëhet fjalë për një model qeverisje “që i ndan pronat publike sikur i kanë të nënës e të babës” që sipas saj po e varfëron vendin dhe që sipas saj reflekton mënyrën si qeveria shqiptare e koncepton procesin e integrimit. Tabaku shtoi se asetet publike jepen pa garë nga qeveria shqiptare dhe që ky ligj është ligji që ka kaluar më shpejt në Parlamentin shqiptar. “Me shpejtësinë e dritës”, shprehet deputetja demokrate. Tani që negociatat janë hapur, sipas Tabakut duhet më shumë vëmendje për çdo ligj që kalon në Parlament.

Lini një Përgjigje