Pikat kryesore
- Federata ka njoftuar rikthimin e tij, vetëm një muaj para Botërorit.
- Nga Kuraçao u largua trajneri Fred Ruten, ndërsa ishte vendim i papritur.
- Advokat është trajneri më i vjetër, pikërisht 78-vjeç, që drejton aktualisht një përfaqësuese.
Dik Advokat, është zyrtarisht trajner i Kuraçaos. Federata ka njoftuar rikthimin e tij, vetëm një muaj para Botërorit. Nga Kuraçao u largua trajneri Fred Ruten, ndërsa ishte vendim i papritur. Advokat është trajneri më i vjetër, pikërisht 78-vjeç, që drejton aktualisht një përfaqësuese. Për më tepër do e bëjë në një Botëror. Njoftimi i Federatës: “Pas vendimit të trajnerit Fred Ruten për ta bërë të disponueshëm pozicionin e tij, bordi i Federatës ka vendosur, gjatë takimeve të mbajtura mbrëmë, të emërojë Dik Advokat si trajner të ekipit kombëtar të Kuraçaos. Diskutimet midis Federatës dhe Dik Advokat në lidhje me detajet e mëtejshme të këtij emërimi janë aktualisht duke u negociuar. Federata po e trajton këtë proces me kujdesin e duhur, në përputhje me marrëveshjet ekzistuese dhe parimet e qeverisjes së mirë, me qëllim sigurimin e stabilitetit, qartësisë dhe vazhdimësisë rreth ekipit kombëtar. Njoftime të mëtejshme do të pasojnë në vazhdim”.