Dinamo “abonohet” me Kupën, blutë triumfojnë përballë Egnatias dhe mbrojnë trofeun

Dinamo “abonohet” me Kupën, blutë triumfojnë përballë Egnatias dhe mbrojnë trofeun

Pikat kryesore

  • Dinamo është fituese e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2025/2026.
  • Në sezonit e 74-t të këtij kompeticioni, blutë mposhtën në finale Egnatian me rezultatin 3-2, me golat e Malomos, Bregut dhe Mustafa.
  • Rrogozhinasit humbën shërbimin e Bakajokos që në fllim të takimit, i cili u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një ndërhyrja të ashpër në dëm të portierit Teqja.

Dinamo është fituese e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2025/2026. Në sezonit e 74-t të këtij kompeticioni, blutë mposhtën në finale Egnatian me rezultatin 3-2, me golat e Malomos, Bregut dhe Mustafa. Për rrogozhinasit shënuan Buric e Adjesa. Rrogozhinasit humbën shërbimin e Bakajokos që në fllim të takimit, i cili u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një ndërhyrja të ashpër në dëm të portierit Teqja. Në fillim të pjesës së dytë edhe Dinamo mbeti me 10 lojtarë, Malomo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Gjithsesi, kjo nuk i pengoi të besuarit e trajnerit Ilir Daja, që të sigurojnë trofeun e 15-të të këtij lloji në historinë e klubit. Kjo ishte finalja e pestë në total për rrogozhinasit, ndërsa kanë triumfuar dy herë(2023 dhe 2024). Mustafa ka lëshuar një goditje të fortë nga distanca duke mposhtur portierin Tandilashvili. Ka nisur pjesa e dytë në “Air Albania” mes Dinamos dhe Egnatias. Mbyllet pjesa e parë Malomo ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, Dinamo mbetet me 10 lojtarë, barazohen forcat në fushë. Dinamo ka arritur të zhbllokojë sfidën me anë të Malomo pas një aksioni të vrullshëm nga e djathta. Ka nisur në “Air Albania” finalja e Kupës së Shqipërisë mes Dinamos dhe Egnatias, që po vjen për shikuesit në ekranin e RTSH. Dinamo: Teqja, Ismaili, Dita, Aliji, Neziri, Qardaku, Qefalija, Malomo, Bregu, Guindo, Nani. Trajner: Ilir Daja Egnatia: Tandilashvili; Alijev, Xhemajli, Sota, Fangaj, Haime, Fernando, Aleksi, Ruçi, Bakajoko, Albanese. Trajner: Nevil Dede

Lini një Përgjigje