Pikat kryesore
- Në Talin, kryeministri Edi Rama u takua me homologun estonez Kristen Michal për të çelur bashkëpunimin dixhital mes dy vendeve.
- Vendi më inovativ në Europë, Estonia synon të mbështesë Shqipërinë në shndërrimin e saj dixhital, por Diella mbetet rekord Guinnes i Ramës.
- Pres bashkëpunim për çështjen dixhitale dhe inteligjencën artificiale.
Në Talin, kryeministri Edi Rama u takua me homologun estonez Kristen Michal për të çelur bashkëpunimin dixhital mes dy vendeve. Vendi më inovativ në Europë, Estonia synon të mbështesë Shqipërinë në shndërrimin e saj dixhital, por Diella mbetet rekord Guinnes i Ramës. “Bashkëpunimi në çështje dixhitale na bashkon. Pres bashkëpunim për çështjen dixhitale dhe inteligjencën artificiale. Shqipëria ka një ministre me inteligjencë artificiale dhe Estonia duhet t’ju kapë në këtë”, u shpreh kryeministri i Estonisë, Kristen Michal “Me ju jo vetëm që kërkojmë bashkëpunim, por kërkojmë udhërrëfyes estonez. Afërmendsh, që, ne duam të sigurohemi që edhe rrugëtimi ynë drejt 2030, të ecë si Estonia që e bëri. Edhe ne kemi 95% të shërbimeve online, synojmë të ecim para me AI. Ju përmendët ministren e inteligjencën artificiale, ne duam tua prezantojmë.”, u shpreh kryeministri Rama. Estonia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Kryeministri Michal tha se nëse Tirana bën detyrat, edhe Brukseli duhet ti bëjë. Rama nga ana tjetër shprehu gatishmërinë për të hyrë në fazën e fundit, mbylljen e negociatave. “Ne mbështesim zgjerimin e BE, nëse Shqipëria plotëson detyrat, atëherë edhe BE duhet ta bëjë”, theksoi Kristen Michal. “Faleminderit që mbështesni Shqipërinë. Presim të kalojmë në fazën tjetër shumë shpejt. Duke nisur mbylljen e kapitujve të negociatave”, tha Rama. Njëri në skajin verior, tjetri në skajin jugor. Në mes janë mbi 2 mijë kilometra, por Shqipërinë dhe Estoninë i bashkon edhe një rrezik i përbashkët, Putini. “Objektivat e Rusisë nuk kanë ndryshuar. E shohim çdo ditë në Ukrainë. Rusia nuk është e pamundur të mposhtet së bashku. Ukraina i përket familjes europiane, ashtu si Shqipëria”, theksoi kryeministri i Estonisë. “Nuk kemi simpati për Putinin aty, ndaj do ndiheni si në shtëpi”, tha ai./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Vijoni të ecni përpara”, Kryeministri i Estonisë: Mbështesim fort zgjerimin e BE dhe rrugëtimin e Shqipërisë Çfarë rrezikohet në takimin historik midis Izraelit dhe Libanit Droni rus godet oxhakun e termocentralit në Estoni