Pikat kryesore
- Në kuadër të vizitës zyrtare në Estoni, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës së Estonisë, Alar Karis.
- Më herët kryeministri Rama zhvilloi edhe një konferencë me kryeministrin estonez, Kristen Michal.
- Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin në fushën e teknologjisë, sigurisë dhe integrimit europian, si edhe mundësitë për zgjerimin e partneritetit mes dy vendeve.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Estoni, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës së Estonisë, Alar Karis. Më herët kryeministri Rama zhvilloi edhe një konferencë me kryeministrin estonez, Kristen Michal. Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin në fushën e teknologjisë, sigurisë dhe integrimit europian, si edhe mundësitë për zgjerimin e partneritetit mes dy vendeve. Palët vlerësuan marrëdhëniet pozitive mes Shqipërisë dhe Estonisë, ndërsa theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të proceseve euroatlantike dhe sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe më gjerë. Presidenti Alar Karis shprehu mbështetjen për forcimin e bashkëpunimit me Shqipërinë, duke nënvizuar rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave, veçanërisht në sektorin e digjitalizimit dhe inovacionit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Estonia mbështet integrimin e Shqipërisë/ Rama takon homologun estonez, fton estonëzet të vizitojnë Shqipërinë “Synojmë të ecim përpara me AI”/ Rama në Estoni: Presim fazën tjetër të negociatave, faleminderit që mbështesni Shqipërinë “Vijoni të ecni përpara”, Kryeministri i Estonisë: Mbështesim fort zgjerimin e BE dhe rrugëtimin e Shqipërisë