Paris SG, titulli para Champions/ Skuadra kryeqytetase fiton trofeun e pestë kombëtar…

Paris SG, titulli para Champions/ Skuadra kryeqytetase fiton trofeun e pestë kombëtar…

Pikat kryesore

  • Ende nuk është një Ferguson, Guardiola, Murinjo apo Ançeloti.
  • Gjithsesi, është Luis Enrike, trajneri i epokës moderne të momentit, i cili fitoi trofeun e radhës.
  • Tekniku spanjoll nga Asturia u sërish kampion I Francës, pasi Paris SG siguroi matematikisht titullin një javë para përfundimit të Ligës së Parë.

Ende nuk është një Ferguson, Guardiola, Murinjo apo Ançeloti. Gjithsesi, është Luis Enrike, trajneri i epokës moderne të momentit, i cili fitoi trofeun e radhës. Tekniku spanjoll nga Asturia u sërish kampion I Francës, pasi Paris SG siguroi matematikisht titullin një javë para përfundimit të Ligës së Parë. Suksesi I pestë radhazi në kampionat u arrit në mënyrën më të mirë e më domethënëse, me fitoren ndaj rivalit direkt, Lensit. Jo vetëm kaq, por shifrat 2-0 u arritën pikërisht në stadiumin e Lensit. Në një ndeshje të vështirë, përballë një ekipi vendas shumë në formë, PSG tregoi gjithë klasin dhe përvojën. Kviça Kvarackelia, ylli I momentit, kaloi kampionët në epërsi në 29’, dhe pastaj u desh talenti I madh I portierit Safonov që të mos pësohej. Gardiani rus bëri disa pritje, ndryshe Lensi edhe mund të kishte fituar. Fare në fund, në minutën e tretë shtesë, Mbaje shënoi golin e dytë për titullin numër 14 në ligë, një rekord që vazhdon të thellohet. PSG ka 76 pikë ndaj 67 të Lensit, I cili nuk pati fat, sepse dominoi plotësisht me 22 gjuajtje ndaj 8 të rivalit, dhe me 8 në kuadrat ndaj vetëm 3 të kampionëve. Luis Enrike, ndërkaq, fitoi trofeun e tij të 17-të në karrierë, ku numëron dy Champions, dy tituj në La Ligë të Spanjës me Barcelonën, 3 tituj në Francë, një Kupë të Botës për klubet dhe një Kupë Interkontinentale të FIFA-s. Mbetet vetëm të mbrohet Championsi I fituar vjet, në finalen e 30 majit ndaj Arsenalit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Milan, Champions në rrezik/ Kuqezinjtë munden nga Atalanta në “San Siro” në Serinë A “Lufta” për një vend në Champions/ Spanja dhe Gjermania luftojnë për skuadrën e pestë Champions, PSG në finale/ Kampionët e Europës ia dalin të rezistojnë edhe në Bavari

Lini një Përgjigje