Inter është “zoti” i Italisë/ Pronëson edhe Kupën, pak ditë pasi siguroi titullin kampion

Inter është “zoti” i Italisë/ Pronëson edhe Kupën, pak ditë pasi siguroi titullin kampion

Pikat kryesore

  • Kanë kaluar 16 vjet dhe duket se sërish gjithçka vjen nga stoli.
  • Edhe pse Interi cilësohet prej kohësh si skuadra më e fortë e Italisë, duhet një timonier i zoti për të siguruar trofetë dhe pas Zhoze Murinjos, këtë po e bën Kristian Kivu.
  • Një ish-nxënës i portugezit udhëhoqi zikaltërit në triumfin e dytë në pak ditë, duke bërë që të dominojnë më në fund futbollin italian.

Kanë kaluar 16 vjet dhe duket se sërish gjithçka vjen nga stoli. Edhe pse Interi cilësohet prej kohësh si skuadra më e fortë e Italisë, duhet një timonier i zoti për të siguruar trofetë dhe pas Zhoze Murinjos, këtë po e bën Kristian Kivu. Një ish-nxënës i portugezit udhëhoqi zikaltërit në triumfin e dytë në pak ditë, duke bërë që të dominojnë më në fund futbollin italian. Nëse fundjavën e kaluar u sigurua titulli në Serinë A, tashmë erdhi edhe Kupa e Italisë, fituar në finalen ndaj Lacios. Sukses 2-0 edhe pse luhej në shtëpinë e kundërshtarit, në stadiumin “Olimpiko” të Romës. Gjithçka erdhi thjesht, me autogol nga Marushiç dhe rrjetën e zakonshme të kapitenit Lautaro Martinez. Sulmuesi, edhe pse nuk ka shifra si ato të Harri Kejnit apo Kilian Mbapesë, sërish është i shkëlqyer me 22 gola e 6 asistë në 39 ndeshje të këtij sezoni. Dhe imagjinoni, që kjo ishte rrjeta e tij e parë këtë vit në Kupë. Lacio nuk është se nuk bëri rezistencë, dhe Interi nuk është se dominoi plotësisht, por ishte suksesi nuk u vu në diskutim. Dominon Lacion! Ndeshje me një kah! Dominim i Interit, titulli dhe Kupa e Italisë!” Për “Tutosportin” nga Torino, zikaltërit janë thjesht “tepër të fortë”: Nuk pati histori, 2-0 Lacios, kupa e 10-të e Italisë për Interin!” Tashmë Italia është veshur me ngjyrat zikaltër, dhe objektivi I madh sezonin që vjen është suksesi në Champions. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Inter do “kurorën” e dytë/ Zikaltërit luajnë sonte finalen e Kupës së Italisë në Romë Një italian me fanelën rozë/ Ciccone është lideri i ri i garës së madhe të Apenineve Rama “korrigjon” Hoxhën/ Kryeministri: Marrëveshja me Melonin vazhdon

Lini një Përgjigje