Një serb “në dashuri” me Mitajn/ AEK nga Athina synon të marrë mbrojtësin shqiptar në verë

Një serb “në dashuri” me Mitajn/ AEK nga Athina synon të marrë mbrojtësin shqiptar në verë

Pikat kryesore

  • Padyshim që e vërteta nuk është larg kur fjala është për shqiptarët e grekët, dy nga kombet më të vjetër të Ballkanit, ndërsa në këtë raport hyn edhe një trajner futbolli nga Serbia.
  • Tekniku i AEK-ut të Athinës, Marko Nikoliç, nuk është i kënaqur me vetëm dy lojtarë kuqezinj në skuadrën e tij, që janë portieri Tomas Strakosha dhe mbrojtësi Stavro Pilo.
  • Specialisti 46-vjeçar, sipas mediave në Arabinë Saudite, i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të veprojë për të marrë sa më shpejt edhe mbrojtësin tjetër të kombëtares shqiptare, Mario Mitajn.

Një libër i dekadave më parë fliste për dy popuj miq. Padyshim që e vërteta nuk është larg kur fjala është për shqiptarët e grekët, dy nga kombet më të vjetër të Ballkanit, ndërsa në këtë raport hyn edhe një trajner futbolli nga Serbia. Tekniku i AEK-ut të Athinës, Marko Nikoliç, nuk është i kënaqur me vetëm dy lojtarë kuqezinj në skuadrën e tij, që janë portieri Tomas Strakosha dhe mbrojtësi Stavro Pilo. Specialisti 46-vjeçar, sipas mediave në Arabinë Saudite, i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të veprojë për të marrë sa më shpejt edhe mbrojtësin tjetër të kombëtares shqiptare, Mario Mitajn. Njëzetedyvjeçari e ka një të kaluar në Greqi, pasi ka luajtur pikërisht me AEK-un përpara sesa të transferohej tek Lokomotiva e Moskës. Nikolic mendon se klubi athinjot ka nevojë të përforcohet për të mbrojtur tituliln e fituar këtë sezon, dhe për t’u përfaqësuar denjësisht në Ligën e Kampionëve, për të shkuar në fazën e grupeve e pse jo, edhe për t’u kualifikuar për në raundin e dytë me eliminim direkt. Vetë Mitaj prej dy sezonesh luan për Al Itihadin në Ligën Profesioniste Saudite, në të cilën edicionin e kaluar fitoi titullin kampion dhe Kupën e Mbretit, ndërsa këtë vit herë ka luajtur titullar, herë ka mbetur jashtë skuadre për shkak të rregullit mbi numrin e lojtarëve të huaj. Sa për shqiptarët e tjerë të AEK-ut, Strakosha dhe Pilo kanë qenë tepër të rëndësishëm për kampionen e re të Greqisë. Portieri kuqezi priti 3 penallti dhe ishte garanci prapa, ndërsa Pilo ishte vazhdimisht në formacion duke ndihmuar edhe me asiste./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! NBA, humb jetën basketbollisti/ Vetëm 9 vjeç, Brandon Clarke i Memphis, dyshohet për mbidozë Lebron, pensioni duket larg/ Parashikimet janë që legjenda e koshit do ta vazhdojë karrierën “Wemby” serish si “alien”/ Gjigandi francez kthehet në parket, San Antonio fiton thellë

Lini një Përgjigje