Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të…

Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të…

Pikat kryesore

  • Spiropali theksoi se Kuvendi duhet të mbetet institucioni ku diskutohen shqetësimet e qytetarëve dhe ofrohen zgjidhje konkrete.
  • Deklaratat e deputetes vijnë në një kohë kur para Parlamentit po regjistrohen tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, në një prononcim për mediat pak para nisjes së seancës plenare, deklaroi se qeveria dhe politika duhet të përqendrohen te vetja dhe te zgjidhja e problemeve të qytetarëve, dhe jo te protestat që zhvillohen përpara Kuvendit. Spiropali theksoi se Kuvendi duhet të mbetet institucioni ku diskutohen shqetësimet e qytetarëve dhe ofrohen zgjidhje konkrete. “Ofrojmë dhe zgjidhje. Duhet të merremi me veten dhe jo me protestuesit. Diskutimet janë nga të gjithë. E rëndësishme është që Kuvendi të përdoret për të folur për njerëzit, shqetësimet, për të ofruar zgjidhje, për të parë më shumë nga vetja dhe secila forcë politike dhe secili kah në atë Kuvend të bëjë analizën e vetes para se të bëjë analizën e kundërshtarit”, deklaroi Spiropali. Deklaratat e deputetes vijnë në një kohë kur para Parlamentit po regjistrohen tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit. Ky tubim vjen pas atij të së martës (30 qershor) dhe në vazhdën e protestave që po mbahen prej 32 ditësh para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” kundër planit për investime në Zvërnec dhe ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Lini një Përgjigje