Pikat kryesore
- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, vizitoi në spital tre efektivët e Policisë së Shtetit që mbetën të plagosur gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit pranë Kuvendit të Shqipërisë.
- Përmes një reagimi publik, Lamallari dënoi ashpër dhunën ndaj punonjësve të policisë, duke e cilësuar sulmin ndaj tyre si “sulm ndaj shtetit dhe rendit kushtetues”.
- Ai paralajmëroi se personat përgjegjës do të përballen me drejtësinë, ndërsa shprehu mbështetjen për efektivët e lënduar dhe për punën e Policisë së Shtetit në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, vizitoi në spital tre efektivët e Policisë së Shtetit që mbetën të plagosur gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit pranë Kuvendit të Shqipërisë. Përmes një reagimi publik, Lamallari dënoi ashpër dhunën ndaj punonjësve të policisë, duke e cilësuar sulmin ndaj tyre si “sulm ndaj shtetit dhe rendit kushtetues”. Ai paralajmëroi se personat përgjegjës do të përballen me drejtësinë, ndërsa shprehu mbështetjen për efektivët e lënduar dhe për punën e Policisë së Shtetit në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. “Dënoj me forcën më të madhe sulmet vandale dhe sjelljen kriminale ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, ku mbetën të plagosur tre efektivë, të cilët ishin në krye të detyrës. Efektivët e Policisë janë punonjës të shtetit, qytetarë të Republikës dhe familjarë si çdokush tjetër. Ata janë në shërbim të ligjit, të rendit publik dhe të sigurisë së çdo qytetari, pa dallim. Sulmi ndaj tyre është sulm ndaj shtetit dhe rendit kushtetues. Askush nuk ka të drejtë të abuzojë në emër të së drejtës kushtetuese për tubim dhe manifestim paqësor dhe ta shndërrojë atë në dhunë flagrante me gurë të hedhur ndaj punonjësve të Policisë. Secili prej tyre që sot ngriti dorën ndaj punonjësve të ligjit do të ketë të njëjtin fat si frymëzuesit e tyre me molotovë dje dhe që sot fshehën duart duke mos ardhur në parlament. Shoqërimi i tyre nga Policia e Shtetit është vetëm hapi i parë në rrugën pa kthim që ata kanë zgjedhur në përballjen me drejtësinë dhe forcën shembullore të ligjit. Shpreh mbështetjen time të plotë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit që, me profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje, vijon të përmbushë misionin e tij në mbrojtje të qytetarëve dhe të ligjit. Shërim sa më të parë dy punonjësve të shtruar pranë Spitalit të Traumës si dhe kolegut të tyre të Komisariatit nr 5 të Policisë, i cili po merr ndihmën e nevojshme pranë QSUT”, tha Lamallari. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Firmoset marrëveshja për pikat kufitare, lehtësohet lëvizja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut Lamallari: Luftë ndaj çdo ekstremisti/ Ministri i Brendshëm publikon deklaratat urrejtje-nxitëse të protestueses Ikballe Huduti Helmohen 60 studentë të policisë/ Lamallari: AKU po shqyrton çështjen, presim konkluzione të analizave