Askush nuk ka të drejtë të sulmojë Policinë e Shtetit”, Gogu dënon dhunën në protestë

Askush nuk ka të drejtë të sulmojë Policinë e Shtetit”, Gogu dënon dhunën në protestë

Pikat kryesore

  • Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj efektivëve nga protestuesit.
  • Përmes një postimi në rrjetet sociale Gogu shprehet se dhuna është e pajustifikueshme dhe nuk ka vend në një shoqëri demokratike.
  • Aktet e dhunës, përfshirë hedhjen e gurëve ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë protestës së sotme, janë të papranueshme dhe të pajustifikueshme.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj efektivëve nga protestuesit. Përmes një postimi në rrjetet sociale Gogu shprehet se dhuna është e pajustifikueshme dhe nuk ka vend në një shoqëri demokratike. “Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Aktet e dhunës, përfshirë hedhjen e gurëve ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë protestës së sotme, janë të papranueshme dhe të pajustifikueshme. E drejta për të protestuar është një e drejtë themelore dhe duhet të ushtrohet në respekt të ligjit dhe të institucioneve. Askush nuk ka të drejtë të cenojë sigurinë e efektivëve të Policisë, të cilët janë në krye të detyrës për të garantuar rendin publik dhe sigurinë e çdo qytetari. Shteti i së drejtës ndërtohet mbi respektimin e ligjit, të institucioneve dhe të njëri-tjetrit. Dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur bindjet apo pakënaqësitë politike”, shkruan Gogu në rrjete sociale.

Lini një Përgjigje