Pikat kryesore
- Një detaj në dukje i parëndësishëm, por i dyshimtë, ra në sy sot, pak minuta para nisjes së seancës plenare.
- Deputetë të PD, si Tomor Alizoti, Aurel Bylykbashi, apo Xhelal Mziu e Eno Bozdo, të cilët sapo kishin mbërritur në Kuvend, u detyruan të bënin prapakthehu me urdhër të Sali Berishës, duke u ngujuar në selinë blu.
- PD-së i kishte “mbetur qejfi” pse PS nuk do të diskutonte në këtë seancë kërkesat e protestuesve e për këtë arsye, PD kishte vendosur të mos merrte pjesë.
Një detaj në dukje i parëndësishëm, por i dyshimtë, ra në sy sot, pak minuta para nisjes së seancës plenare. Teksa një grup protestuesish ishin mbledhur para Kuvendit për të hedhur serinë e vezëve dhe miellit kundër deputetëve, një njoftim i beftë doli nga selia e PD-së: mediat u lajmëruan se ajo nuk do të merrte pjesë në seancë. Deputetë të PD, si Tomor Alizoti, Aurel Bylykbashi, apo Xhelal Mziu e Eno Bozdo, të cilët sapo kishin mbërritur në Kuvend, u detyruan të bënin prapakthehu me urdhër të Sali Berishës, duke u ngujuar në selinë blu. Arsyeja zyrtare e tërheqjes? PD-së i kishte “mbetur qejfi” pse PS nuk do të diskutonte në këtë seancë kërkesat e protestuesve e për këtë arsye, PD kishte vendosur të mos merrte pjesë. Një alibi, e cila nuk qëndron sepse kalendari i punimeve të Kuvendit ishte vendosur ditë më herët dhe në të nuk parashikohej seancë debati për kërkesat e protestuesve. Një tjetër detaj që i shtohet dyshimit është se, në mëngjes deputetët e PD-së ishin mbledhur fillimisht në selinë blu, me qëllimin për t’u paraqitur në Kuvend. Po atëherë, çfarë ndryshoi në ato pak minuta? Frikë nga protestuesit me bikerina vezësh, apo vetë PD-ja kontribuoi për organizimin e akteve të dhunës që pamë më pas para Kuvendit, falë grupit të saj të molotovarëve?