Balla: Mes protestuesve ka persona në kërkim, kush është njëri prej tyre

Balla: Mes protestuesve ka persona në kërkim, kush është njëri prej tyre

Pikat kryesore

  • Taulant Balla komentoi protestën e qytetarëve për të cilën tha se kanë të drejtë të ngrenë zërin për shqetësimet e tyre, ndërsa zbuloi se në mesin e protestuesve janë dhe persona që janë në kërkim nga Policia.
  • “Dua të jem shumë i qartë, kushdo që ngre dorë ndaj Policisë së Shtetit do të përballet e forcën e ligjit.
  • Sot e kam thënë dhe në seancë PS e Shqipërisë pas pak ditësh do të vijë momenti kur do të ulet me protestuesit e vërtetë .

Taulant Balla komentoi protestën e qytetarëve për të cilën tha se kanë të drejtë të ngrenë zërin për shqetësimet e tyre, ndërsa zbuloi se në mesin e protestuesve janë dhe persona që janë në kërkim nga Policia. Sipas Ballës bëhet fjalë për lezhjanin Anton Frroku, emrin e të cilit e përmendi dhe në fjalën e mbajtur në Kuvend, duke zbuluar Frroku prej vitesh është në kërkim nga Policia pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunë në familje”. “Dua të jem shumë i qartë, kushdo që ngre dorë ndaj Policisë së Shtetit do të përballet e forcën e ligjit. Këtu kemi qenë në 28 ditë. Pse nuk pati asnjë akt dhune. Sot e kam thënë dhe në seancë PS e Shqipërisë pas pak ditësh do të vijë momenti kur do të ulet me protestuesit e vërtetë . Ata që flasin për mbrojtjen e natyrës. Protestuesi e vërteta ndahen në qytetarë që mbushin bulevardin dhe një grup persona me precedentë penalë. Kush bën dhunë është element me precedentë të rëndë kriminal. Njëri prej atyre që është në kërkim dhe Policia ende nuk e ka ndaluar, por nuk është arrestuar akoma. Është Anton Frroku që e thashë dhe në Kuvend ”, tha Balla.

Lini një Përgjigje