Grup mbeturinash sociale dhe politike”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…

Grup mbeturinash sociale dhe politike”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…

Pikat kryesore

  • “Në vlerësimin tim, ne nuk mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë që Parlamenti duhet të shpërndahet”.
  • Kështu u shpreh Taulant Balla për gazetarët në ambientet e jashtme të Parlamentit.
  • Kreu i grupit parlamentar socialist theksoi se edhe më skeptikët e kanë të qartë “se këtu është një skenar tërësisht joshqiptar, në dëm të Shqipërisë, në këtë moment historik”.

“Në vlerësimin tim, ne nuk mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë që Parlamenti duhet të shpërndahet”. Kështu u shpreh Taulant Balla për gazetarët në ambientet e jashtme të Parlamentit. Kreu i grupit parlamentar socialist theksoi se edhe më skeptikët e kanë të qartë “se këtu është një skenar tërësisht joshqiptar, në dëm të Shqipërisë, në këtë moment historik”. “E prisnim këtë skenar, kemi kohë që e presim. E kam parë edhe në vende të tjera. Ata që plagosin 3 punonjës policie, duhet të dinë se gjaku i punonjësve të policisë është gjaku i shtetit. Prandaj, dua të jem i qartë: mbështes policinë dhe i bëj me dije se kushdo që ngre dorën kundër policisë, do të përballet me forcën e policisë”, tha Balla.

Lini një Përgjigje